Ballina Bota E ‘frikshme’ por e vërtetë, britanikët bëhen ‘dentistë’ të vetes! Kostot e...

E ‘frikshme’ por e vërtetë, britanikët bëhen ‘dentistë’ të vetes! Kostot e larta në klinika i detyrojnë të përdorin metoda ‘ekstreme’

BRITANI– Një sondazh i fundit i YouGov zbulon se një pjesë e publikut britanik për shkak të kostove shumë të larta që kanë shërbimet dentare po detryrohen që ti “heqin” vetë dhëmbët në kushte shtëpiake. Zbulimi i ”frikshëm” hodhi dritë edhe mbi metodën: Nxjerrja me pincë, në disa raste. 

Ata që zgjodhën një rrugë më pak ekstreme u detyruan të bënin një udhëtim pesë-orësh vajtje-ardhje për të parë një profesionist. Në përgjigje, Komiteti i Shëndetit dhe Kujdesit Social thotë se nevojitet “reforma urgjente dhe thelbësore”. Sondazhi zbuloi se 10 përqind e të anketuarve kishin provuar “stomatologjinë DIY” – dhe prej tyre, 20 për qind e bënë këtë sepse nuk mund të gjenin një dentist NHS. 

YouGov zbuloi gjithashtu se 22 për qind nuk janë të regjistruar tek dentisti, me 23 për qind të njerëzve në këtë grup që thonë se kjo është për shkak se nuk mund të përballojnë trajtimin.Më të prekurit përfshinin njerëz nga zonat e privuara, njerëz nga pakicat etnike, njerëz të pastrehë, refugjatë dhe njerëz me nevoja komplekse si autizmi./Limit.al