Çfarë u fol për Radojçiçin? Publikohet audio-përgjimi mes deputetes së Vetëvendosjes me atë të Listës Serbe

Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza: “Dy tre minuta”

Kështu fillon pjesa e parë e publikimit të përgjimit ku përshihet shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila me deputetin e Listës Serbe, Sllavko Simiq, që u bë temë kryesore në vend.

Ky përgjim ka tronditur skenën politke në vend, duke shpërfaqur bashkëpunimin e pushtetit të VV-së me Listën Serbe për punë e ligje të ndryshme në vend.

Nga dhejtëra e mijëra komente negative në drejtim të Kusari-Lilës, çuditërisht pati edhe nga ta që i dolën në mbrojtje asaj dhe sulmuan mediumin tonë “Nacionale” për publikimin e përgjimit.

Vartës dhe përkrahës të pushtetit e mbrojtën Mimoza Kusari.

Nga kush i erdhi mbrojta?

Janë të paktë ata përkrahës e deputetë të Vetëvendosjes që i dolën në mbrotje, Mimoza Kusari-Lila. Për shembull, deputeti i VV-së, Salih Zyba ishte ndër të paktët që e mbrojti Kusarin.

Zyba i VV-së bëri akuzë banale për përgjimin e Kusarit, duke thënë përgjimi është “me materiale të Radoiçiqit”.

Me materiale të Radoijçiqit, që i sigurojnë përmes tij, falë lidhjeve të afërta me të, ata që kanë bërë bashkë biznes e kanë formuar qeveri, bëhen përsëri bashkë. Tash kundër Vetëvendosjes!. Si deri tash kundër shtetit.” – shkroi ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Artan Abrashi duke thënë se nuk është i befasuar nga këto përgjime dhe i quan ato “forma të intimidimit politik”.

“Nuk jemi aspak të befasuar, natyrisht të zhgënjyer me nivelin në të cilën kanë ra kundërshtarët tanë politik të dëshpëruar që krijojnë kauza të qena të paqena me qëllim të kundërshtimit të Qeverisë, mirëpo në rastet kur Qeveria e Kosovës ballafaqohet me situate shumë serioze, me obligime të cilat rrjedhin nga detyrimet e saja të përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj sikurse që është shtrirja e sovranitetit të vendit në çdo cep të territorit të Kosovës atëherë krejt këto nuk po munden me i kuptua por jo vetëm unë por edhe qytetarët.” – ka thënë ai.

Më tej, edhe gazetari i famshëm që është i flakët pas VV-së i ka dalë në mbrojtje Mimoza Kusari teksa ka sulmuar ashpër gazetën Nacionale.

Gjithashtu edhe analisti nga Parisi, Nezir Kraki, ka sulmuar Nacionalen.

Ndërkohë, shefja Mimoza Kusari-Lila në paraqitjen për herë të tretë për media gjatë ditës së hënë e ka pranuar që ka biseduar me kriminelin serb, Millan Radojiçiq.

Jo, nuk është e vërtetë absolutisht, jo. Kurdo e ballafaqoj publikisht, kurdo mundem me e konfirmu kjo biseda e shkurtër 3-minutëshe në gjuhën shqipe në interfon në zyrën time, ka qenë vetëm një herë kjo bisedë, asnjëherë tjetër nuk ka pasë as komunikim, as koordinim.” – ka thënë ajo.

Për këto përgjime pati reagime të shumta e pëfshirje të gjithë skenës politike në vend.

Çka thuhet në përgjim?

Në hyrje të bisedës, Slavko Simiq ia përmend Kusari-Lilës një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojiçiqin. Njeriu në listën e zezë të Amerikës, i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit dhe dhe i dyshuar për rastin Brezovica.

Slavko: “Ti e din që unë të kam lidhë me Millanin, keni bisedu ka 30-40 minuta për me gjetë ndonjë zgjidhje”

Mimoza: “Dy tre minuta”

Slavko: “Një herë keni bisedu gjatë, ku keni bisedu për energjinë në veri, a e mban mend”

Slavko: “Kemi provu me gjetë zgjedhje edhe me ndërtu një raporto partnerësh dhe çfarë ndodhi, njeri që marrim direkt instruksione, që e ka një diapazon të gjanë për secilin prej nesh, pa të cilin nuk mund të bëjmë asgjë… disa vendime që i marrim bashkë me të, nuk mundet me ndiku as Vuçiqi.”

Mimoza: “E kush është kryesori, Rakiq apo?”

Slavko: “Milani bre është kryesori, po çfarë Rakiqi, i cili është veç kryetar i Listës Serbe dhe anëtar i Qeverisë, ama kur të vjen puna për me marrë vendime, për këtë sene nuk ka nevojë as me më pyet sepse t’i kam shpejgu kur kemi bisedu… Njeriu nuk e ka meritu aspak tretmanin që i është bërë, duke e futë në listën e ndalimit”

Mimoza: “Pse po më thua mua?”

Slavko: “Ti mu më ke thënë, ti mu më ke thënë që ki me folë me kryeministrin edhe që kryeministri ka me shiku se për çka bëhet fjalë, që ka me folë edhe me ministren e Drejtësisë edhe me ministrin e Punëve të Brendshme, a është qishtu? Pastaj kur e kemi pasë situatën me zgjedhjet, vetëm po të kthej pak në retrospektivë… edhe ti e ki pamjen e gjanë, asnjë palë zgjedhje nuk kishin me u ba në veri të vendit, mos t’ish kanë Millani edhe heqja e barrikadave, ai nuk është aspak person destruktiv për Kosovën…”

Slavko: “Ti e din që prej fillimit që e kemi pasë një raport partnerësh…, e tash ti mu po më pyet për këtë ligj kur na kena probleme më të mëdhaja.”

Mimoza: “E di Slavko, e di, ama tash krejt këto pika që janë në agjendë e ato nuk mund të hjekën nëse ne nuk votojmë ashtu siç kemi folë ose nëse qeveria nuk tërhiqet…”/Nacionale-Limit.al