Ballina Bota Samiti i NATO-s/ Lituania mes ‘armiqve’, ‘blindohet’ Vilnius! Mijëra ushtarë në terren,...

Samiti i NATO-s/ Lituania mes ‘armiqve’, ‘blindohet’ Vilnius! Mijëra ushtarë në terren, merren masa për çdo sulm

LITUANI– Qyteti i Vilniusit është “blinduar” nga të katërta anët teksa po bëhen përgatitjet e fundit për të pritur krerët e shteteve anëtare të NATO-s për të zhvilluar samitin që do të mbahet më datat 10 dhe 11 korrik. Këto masa vijnë në një kohë që situata në Ukrainë vijon të jetë e rëndë. Lituania gjendet mes “armiqve” të perëndimit si Bjellorusia dhe Rusia.  

Raportohet se mijëra ushtarë të NATO-s janë dislokuar përgjatë gjithë territoroit ndërsa avionë ushtarakë, tanke, altileri e rëndë, dhe çdo masë tjetër që përfshin ,mbrojtjen nga sulmet ajrore, kimike, apo bërthamore janë në gatishmëri në Lituani për të mbrojtur krerët e vendeve anëtare të NATO-s.  

Temas kryesore e takimit do të jetë sitruata e luftës në Ukrainë, pranimi i Suedisë në NATO dhe rritja e furnizimeve me municion dhe shqyrtimi i planeve të mbrojtjes pas shumë dekadash. Ky do të jetë samiti i katërt i NATO-s që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, pasi samiti i parë ishte mbajtur virtualisht më 25 shkurt 2022, një ditë pasi Rusia nisi luftën. Dy samitet e tjera janë mbajtur në Bruksel dhe Madrid./Limit.al