KOSOVË– Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Kosovë. Raportohet se një burrë ka dhunuar barbarisht bashkëshorten e tij pasi dyshonte se kjo e fundit e tradhëtonte. Më pas ai e ka lidhur dhe ka tentuar ti vërë flakën. Mediat në Kosovë shkruajnë se i dyshuari T.B., fillimisht ka pasur një konflikt verbal me gruan, më pas ia ka lidhur duart e këmbët dhe e ka sulmuar fizikisht me një kabllo.
Në dëshminë e saj para hetuesve gruaja ka deklaruar se ai ka tentuar që ti djegë organet gjenitale, ku për pasojë i ka shkaktuar plagë në trup. Prokurori ka urdhëruar arrestimin dhe ndalimin e të dyshuarit, si dhe nisjen e hetimeve ndaj tij në drejtim të veprës penale “Dhuna në familje”./Limit.al