Letër mirënjohjeje nga Shtëpia e Bardhë!

Nga Dr. Faton BISLIMI *

Jam jashtëzakonisht i nderuar të kem pranuar një letër mirënjohjeje nga Presidenti Biden dhe Zonja e Parë e SHBA-ve, Dr. Jill Biden, në këtë ditë të përvjetorit të pavarësisë së SHBA-ve.
Në letren e tyre, Presidenti dhe Dr. Biden, ndër të tjera shkruajnë se “kur jeni të gatshëm të shërbeni, kjo ripërtrinë lidhjet në mes shoqërisë dhe forcon besimin që kemi në njëri-tjetrin.” Tutje letra thekson se “ne shpresojmë se puna juaj do të vazhdojë të inspirojë të tjerët për të ndërtuar një të ardhme më të mirë.”
Kjo letër vlerësimi për mua është shtytja më e madhe për punë edhe më të mëdha vullnetare e kauza të çiltëra.
Këtë ditë të bekuar të 4 korrikut, ditëlindjes së SHBA-ve, ua uroj të gjithë popullit amerikan e veçanërisht miqëve të mi kudo në SHBA! Miqësia jonë me SHBA-të mbetet testament per brezat se është e vetmja rrugë e sigurtë për Republikën e Kosovës.
Ne i mbesim përjetësisht MIRËNJOHËS Amerikës si diell në qiellin blu!
_________
* Dr. Faton BISLIMI – ish-Deputet i Kuvendit të Kosovës (LDK) & Anëtar Ekzekutiv i Bordit të LQSHA, Antar i Bordit Botues Ndërkombëtar të “Gazeta e Alpeve”