TIRANË– Turistët thonë se kanë vënë bast për Shqipërinë, vendin evropian në modë për bukurinë e tij natyrore, çmimet e tij të përballueshme dhe karakterin mikpritës të banorëve të tij.
Trendi ka qenë i dukshëm që në fillim të pranverës dhe operatorët turistikë kanë filluar të bëjnë llogaritë. Drejtori i Shoqatës së Operatorëve Turistik të Sarandës, Arben Cipa, rrëfen se këtë herë po e vlerësojnë sezonin që nis “nga prilli, ndryshe nga çdo vit tjetër, me dimensione të ndryshme si në numër ashtu edhe në profilin e klientelës . Mendoj se këtë vit mund të arrijmë edhe 200% klientelë në krahasim me vitin e kaluar”, llogarit Cipa.
“Ka një rritje progresive rreth 20-30% çdo vit, pra numri i turistëve është 30% më i lartë çdo vit. Dhe pa dyshim, ky vit do të jetë edhe më i madh. Besohet se numri i turistëve këtë vit do të kalojë 7.5 milionë, një shifër më e lartë se sa kishim në vitin 2022”,- shpjegonnga ana e saj Flora Xamani Baba , Drejtore Menaxhuese e Travel Magazine Balkan.
Turistët vënë bast për Shqipërinë për bukurinë e saj natyrore, çmimet e përballueshme dhe karakterin mikpritës të banorëve të saj. Sipas operatorëve, kostoja mesatare e shërbimeve hoteliere të plota varion nga 30 deri në 300 euro në ditë. Deri në 10 milionë vizitorë Turistët që vizitojnë Shqipërinë shpesh largohen me të njëjtin mendim: “Do të kthehem”.
“Këtu hani mirë, dielli shkëlqen, deti është i bukur, gjithçka është mirë”, na thotë një turist holandez. “Për ne është shumë e lirë Shumë e bukur dhe jo shumë e mbushur me njerëz.”
“Ajo që më pëlqen më shumë në Shqipëri janë njerëzit”, thotë një shtetas gjerman. “ Njerëzit janë vërtet të mirë . Kudo që shkojmë njerëzit ndalojnë dhe na pyesin nëse kemi nevojë për ndihmë.”
“Është bukur”, thotë një e intervistuar e tretë, gjithashtu gjermane. “Vërtet bukur. Do të kthehem shumë herë.”
Sipas të dhënave, Shqipëria ka pritur në vitin 2022 vizitën e shtatë milionë e gjysmë turistëve. Instituti i Statistikave të vendit vlerëson se, nga janari deri në prill 2023, ka pasur më shumë se tre milionë e gjysmë vizitorë, që paraqet një rritje prej 35%. Ministria e Turizmit, në projeksionet e saj për këtë vit, flet për një objektiv prej rreth 10 milionë vizitorë.