Shpërthim në Mitrovicën e Veriut

KOSOVË- Një shpërthim i fuqishëm është regjistruar pas mesnate tek “Tre rrokaqiejt” në veri të Mitrovicës. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar dhe as për dëme materiale.

Zëvendësdrejtor i Policisë për rajonin e veriut, ka thënë për KosovaPress se policia nuk ka arritur ta konfirmojë saktë vendin ku është hedhur mjeti shpërthyes.

“Mbrëmë kemi dëgjuar një detonim. Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka thënë ai.

Ndërkohë edhe ditë më parë persona të panjohur sulmuan me mjet shpërthyes pikë kontrollin policor në këtë lagje, por nuk kishte të lënduar. Ende nuk ka asnjë autor të dyshuar./Limit.al