Kurti ZBULON se çfarë është arritur në Bruksel: Vuçiç është penduar që ka pranuar marrëveshjen me Kosovën

KOSOVË– Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar sërish në lidhje me tensionet në Veri dhe përplasjet me Serbinë, ku ka treguar se mes palëve është arritur një marrëveshje bazike në Bruksel, por presidentin Aleksandër Vuçiç “është penduar që ka thënë po”. 

Sipas tij, ekziston një marrëveshje për normalizim ndërmjet dy vendeve dhe ajo që duhet të bëjnë palët është vetëm ta zbatojnë atë.

“Për normalizim na duhet menjëherë zbatimi i marrëveshjes. Ne kemi marrëveshje me Serbinë, kjo është e arritur shumë e madhe e Brukselit. Kjo marrëveshje është pjesë e konkluzioneve të Këshillit të Evropës që në mënyrë unanime e ka bërë pjesë të veten marrëveshjen e arritur Kjo marrëveshje duhet zbatuar. Sot nuk kemi normalizim sepse nuk kemi zbatim të marrëveshjes. 

Dialogu është vetëm për zbatim se ne marrëveshjen e kemi. Është bindja ime e fuqishme nga takimet që kam pasur se Vuçiç i ka rënë pishman që i ka thënë ‘po’ marrëveshjes bazike, ndonëse ka thënë po që të mos nënshkruajë, ndërsa tani i ka rënë pishman që ka thënë po”, tha Kurti, citon TelegraFI.