Ballina Aktualitet Shqipëria i bashkohet sanksioneve evropiane për destabilizimin e Moldavisë

Shqipëria i bashkohet sanksioneve evropiane për destabilizimin e Moldavisë

Shqipëria dhe një numër vendesh kandidate për integrim në Bashkimin Evropian kanë informuar Këshillin e BE-së për synimet e tyre për t’iu bashkuar regjimit të sanksioneve në lidhje me përpjekjet për të destabilizuar Republikën e Moldavisë. Lajmi u bë i ditur nga “Radio Evropa e Lirë”.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Ukraina dhe Bosnja dhe Hercegovina – shtetet kandidate për anëtarësim, si dhe Islanda, Lihtenshtajni dhe Norvegjia – vendet e EFTA-s (anëtare të Zonës Ekonomike Evropiane) rreshtohen me vendimin e Këshillit Evropian për të sanksionuar njerëzit “që morën pjesë në akte të cenimit të sovranitetit dhe pavarësisë së Republikës së Moldavisë”.

Vendet që kanë vendosur të anëtarësohen do të sigurojnë që politikat e tyre kombëtare të jenë në përputhje me vendimin e Këshillit. Më 28 qershor, Zvicra miratoi gjithashtu sanksione financiare dhe kufizime udhëtimi për pesë persona të sanksionuar më parë nga BE-ja në lidhje me situatën në Republikën e Moldavisë. Bëhet fjalë për Vladimir Plahotniuc, Ilan Șor, Marina Tauber, Gheorghe Cavcaliuc dhe Igor Ceaika./ REL-Limit.al