Ish-Presidenti i SHBA, Bill Clinton viziton Shqipërinë më 4 korrik

TIRANË– Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton do të vizitojë Tiranën më datë 4 korrik, Ditën e Pavarësisë së Amerikës. Clinton pritet që të zhvillojë një takim me kryeministrin Edi Rama.  

Ish-Presidenti i SHBA-së Bill Clinton, është një emër i njohur për shqiptarët dhe një dashamirës i kombit tonë. Falë ndërhyrjes së tij Kosova sot është një vend i pavarur ndërsa njihet për një politikë të fortë në krye të Zyrës Ovale.  

Vizitën e Clinton e paralajmëroii disa javë më parë kryeministri Edi Rama, i cili nuk dha detaje. Por sot është zyrtarizuar që kemi të bëjmë me vizitën e ish-Presidentit Clinton. Ai pritet që të nderohet me një ceremoni të lartë shtetërore./Limit.al