“KUVENDIME…” Ekspozita e Tiranës, 12 dhjetor 2023

 

Ekspozita “KUVENDIME…” do të hapet në Tiranë, me 12 dhjetor 2023 (ditë e martë, ora 11.00), me rreth 100 stenda (100cmx70cm), me tematikë: “Mbi kuvendet e “Gazeta e Alpeve” në Tiranë, Gjakovë, Plavë-Guci, Shkodër, Vermosh-Malësi e Madhe, Prishtinë, Pejë e Ulqin”.

Kjo Ekspozitë do të jetë shetitëse, do të hapet përgjatëvitit 2024, edhe në Prishtinë, Pejë, Tetovë, Tuz, Gjakovë, Shkodër, Vuthaj (Plavë-Guci), Vermosh (Malësi e Madhe), Vlorë, Prizren, Strugë, Novi Pazar– Tregu i Ri (Sanxhak), Bujanoc (Lugina e Preshevës), Mitrovicë.

Puna përgaditore për Ekspozitën “Kuvendime…” ka nisur prej fillimit të muajit Maj 2023, me skicimet/faqosjet nëletër format A4, me artin grafik (kompjuterik) të stendave nëstudio grafike, me printimin forex të disa stendave, duke pasësecili Kuvend nga disa stenda tematike përkatëse, me fotot e tekstet e tyre përkatëse.

Një stendë e veçantë do të jetë me emrat e donatorëve/sponsorëve të këtij Projekti me interes përintegrimet panshqiptare- ndërballkanike-euroatlantike, të cilëtdo të kenë emrat e tyre dhe në Ftesën e Ekspozitës në Tiranë e kudo tjetër në Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Maqedoni e Veriut, Sanxhak e Lugina e Preshevës.

Për Projektin Ekspozita “Kuvendime…”, e cila do tëhapet në Tiranë, me 12 Dhjetor 2023, do të ketë publikime në“Gazeta e Alpeve”, në Portalin Limit.al, në rrjetet sociale, etj. ku do të njheni ma shumë e ma mirë për gjithçka i përketorganizimit, përurimit e promovimit të saj.

Mirëpresim bashkëpunime e donacione…!

 

Ju faleminderit!

Tiranë, 10 Qershor 2023

_______

Në foto: Paneli i Drejtimit të “Takimit të Shkodres” (23 Tetor 2021) në momentin e ekzekutimit të Himnit Kombëtar Shqiptar, në sallen e konferencave në Hotel “Rozafa” në Shkoder. (Foto: Kristaq Janushi- Korçë).