Nga Idriz ZEQIRAJ – Gjermani
Dyshimi i bazuar: Çfarë mund të fshihet pas Draft-statutit për Asociacionin, të kryeministrit Edvin Rama, të propozuar presidentit Macron dhe kancelarit Scholz? Pse nuk u konsultua me Kurtin njëherë, po e dorëzoi fshehurazi këtë propozim?! A mjafton të besojmë me përfoljet se Ramës i pëlqen protagonizmi, personalizimi, bujëshmëria, qoftë edhe me daljen e tij “nudo”, lakuriq në plazhin publik, duke qenë pedagog dhe figurë publike?!
“Drafti për Asociacionin është konfendicial, pjesë e organizimit të jetës të Kosovës. Por nuk do të bëhet kurrë publik”, – deklaron kryeministri Rama!? Dhe, kjo ngjallë jo vetëm kërshërinë, për ta zbuluar brendinë e tij, por edhe dyshimin e madh e konspirativ, për dokumentin në fjalë, që”nuk janë deklarata, por dokumente që qarkullojnë”,- shton ai.
Vizita e Ramës, në shoqërim të presidentit Vuçiq, në qytetin më të afërm kufitar, në Nish, më 2018, kur lobimi i Hashimit, kulmoi edhe me pagesë zyrtare të një axhensie në Paris, pikërisht, për ndarjen e Kosovës, vizitë kjo e denoncuar nga kryetarja për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Serbi, Sonja Biserko.
Një dyshim tjetër, koxha i bazuar, është edhe përpjekja e Ramës, për ta shpëtuar Vuçiqin nga vet serbët e tij, të cilët, përtej një jave, kanë vershuar në proresta rrugëve e shesheve të Beogradit, me kërkesën e rrëzimit të autokratit Vuçiq, i cili ka shkatërruar opozitën serbe, njësoj si Rama rrënimin e pluralizmit politik në Shqipëri.
Kundërshtia dhe kërkesat e Ramës ndaj Kurtit, janë të njëjtat me ato të Vuçiqit:
- Duhet tërhequr policia e Kosovës menjëherë nga veriu, sepse aty është KFOR-i;
- Të largohen kryetarët shqiptarë të komunave, çfarë duan atje;
- Duhen shpallur zgjedhjet e reja menjëherë dhe”xhevahire” tjera “alla Rama”!
Kryeministri Rama nuk vlerëson fare ngritjen, për herë tëparë, të flamurit të Kosovës, në godinat komunale. Dhe, as nuk merakoset se me largimin e policisë, flamurët do të hiqen e perdhosën nga bandat kriminale serbe, duke mos mbetur asnjë shenjë sovraniteti, duke e lënë veriun e Kosovës në mëshirën e pamëshirë të “milicisë fashiste të Beogradit”!
Detaje domëthënëse nga Drafti i Ramës: “Nuk merret fare me njohjen e Kosovës nga Serbia! Pra, Drafti s`ka lidhje me njohjen, do zgjidhë çështjen e Asociacionit. Asociacioni zgjidhë nyjen gordiane!” Pikërisht, në këto kërkesa ngulmon edhe Vuçiqi me serbët e tij!
Disa fakte që dëshmojnë për miqësinë e kryeministrit shqiptar, Rama, me Sorosët senior dhe junior, janë shqetësuese për shqiptarët. Së fundi, babë e bir, miratojnë pretendimet e Serbisë për Trepçën, e, ndoshta, edhe për Ujëmanin. Konspiracionin e Ramës me grekërit-amerikanë, e kishte denoncuar me kohë kreu i të djathtës shqiptare, Prof. Dr. Sali Berisha.
Afera e Ramës me ish-shefin e FBI-së, McGonigal, tashmë, i arrestuar në Amerikë, janë pjesë të intrigës, për të dhënë informacion tërësisht të gabuar DASH-it amerikan, me qëllim të shpalljes “non grata” të Dr. Berishës me familje! Në njërin nga televizionet shqiptare, të kryeministrit Rama, ishte i ftuar një avokat, enkas, nga Kosova, i hershëm në miqësinë me pushtetarët serbë, i cili fliste në emër të popullit të Kosovës, pa qenë fare i autorizuar, se “Kosova e ka mirëpritur dhe aprovuar shpalljen “non grata” të Sali Berishës me familje!”
Shkrimtari dhe ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Besnik Mustafaj, i pyetur, në një emision, për pasurinë e ish-presidentit Berisha, ai përgjigjet prerazi: “Po, e di, sa i pasur është Dr. Berisha, ka dy dhoma e një kuzhinë!” Ndërkohë, pasuria e fëmijëve të Berishës ka qenë çështje hetimi nga Gjykata e Tiranës. Rezultoi lehtësisht i hetueshëm, punë-dhënës UNMIK-u, me dëshmi pagese mujore, nga një Bankë e Prishtinës. Dhe, zero korrupsion!
Megjithatë, DASH-i amerikan, edhe pas intrigës të zbuluar, të “Trojkës”: Rama-Soros-McGonigal, ende nuk ka kërkuar falje, për një ndëshkim të padrejtë, që shqiptarët e përbotshëm kurrë nuk e aprovuan, përjashto Ramën me horrakët e tij. Opinioni intelektual akademik dhe politika merikan, kanë reaguar ashpër, duke shprehur habinë e madhe, për ndëshkimin e pamerituar të mikut të madh dhe të sinqertë të Amerikës, Prof. Dr. Sali Berisha!
Kryeministri Rama del hapur palë me Serbinë. Dihet, “Ballkani i Hapur”, rivalizon “Procesin e Berlinit”, e vëtë parë Serbinë në drejtimin ekonomik dhe politik në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që garanton tregun e Rusisë në këtë rajon. Njësoj, sikur ndryshimi i kufijëve, përkatësisht, ndarja e Kosovës, përmes Asociacionit, që prodhon një “RepublikaSrpska”, si ajo brenda Bosnjës, është nismë e krijimit të “Botës Serbe”. Për rrjedhojë, krijimi i preçedentit, që Rusia të aneksojë shtetet sllave, të ndara nga Federata Ruse, duke krijuar “Botën Ruse”, më saktë, “Perandorinë Ruse”, thënëtroç – Supërfuqinë Ruse”!
Stopimi i çfarëdo Asociacioni njëetnik, brenda Kosovës, do të ishte barriera e parë, për dështimin e planeve ogurzezaserbo-ruse, për të krijuar “Botët” e tyre serbe dhe ruse. Ky plan, tashmë, është qartazi i lexueshëm, andaj BE dhe SHBA duhet ta parandalojnë, si një tragjedi të pritshme, jo vetëm përshtetet ballkanike, por edhe për Evropën. Urtësia na mëson: “Këmbanat bien për ata që kanë veshë për të dëgjuar”!
Referenca tek – Klausula Sic Stantibus Rebus”, si normëjuridike ndërkombëtare, për prishjen një kontrate apo marrëveshje ndërkombëtare, kur rrethanat kanë ndryshuarrrënjësisht dhe dëmi që sjellë zbatimi i një marrëveshje tëtillë, është fatal për vendin, shtetin, siç është Asociacioninjëetnik. Qëllimet janë të errëta, me prapavijë bërjen hisedaretë Serbisë, duke krijuar një “Republika Srpska”, e cilaparalizon funksionimin normal të shtetit të Kosovës, deri nëshkëputjen e një pjese të saj.
Nënshkrimi i Marrëveshjes të Asociacionit ështëkonspirativ, i fshehtë, i bërë me shantazh me dosje krimesh. Për ta shmangur humbjen e lirisë, burgun, nënshkruesi, Hashim Thaçi, ka zgjedhur sakrifikimin e territorit tëKosovës! Andaj, Klauzola e cituar është domosdo të vihet nëveprim.
Funksionimi i shtetit ligjor filloi me ndalimin e kontrabandës, ndërmjet kriminelëve të “Listës Serbe”, me disakomandantë kriminelë të Kosovës. Ndërkombëtarëtpërshëndetën aksionet kundra-kontrabandë në veriun e Kosovës, duke shpallur “non grata” disa kriminelë faktikë nëveri. Por, DASH-i amerikan veproi njëanshëm, sepsekontrabandistët kriminelë në pjesën tjetër të Kosovës, jo vetëm që nuk i ndëshkoi, por as nuk i denoncoi!? Tani, këtajanë më të zëshmit, kinse, në mbrojtje të ndërkombëtarëve dhekërkojnë dënimin, deri në linçim, të kryeministrit Albin Kurti!
Marrëveshja për ndërrimin e targave ishte arritur më parë, por kurrë nuk ishte zbatuar. Kur filloi zbatimi, pasoikundërshtimi. “Keni të drejtë”,- i thanë Kurtit ndërkombëtarët, sepse askund në botë nuk lejohen targa të huaja, ilegale përmakina, në një shtet legal! Serbët reaguan me mospërfillje tëurdhërit qeveritar, për pajisje me targa legale të shtetit tëKosovës.
Ndërkombëtarët befasuan, duke thënë “targat janëteneqe!” Serbët u trimëruan, u barrikaduan. Dhe, ky veprim u përligj nga ndërmjetësuesit! KFOR-i dhe EULEX-i thonin se “jemi këtu për të garantuar të drejtat e njeriut, për lëvizjen e lirë të qytetarëve”. Ndodhi bllokimi një mujor, rast unik nëbotë, bandat bënin ligjin në Veriun e Kosovës! Ndërkombëtarët bënin sehir, madje filluan kritikat kundërqeverisë!
Tellalli i Ramushit, këshilltari Halil Matoshi, me lukuninëe tij, thotë se “nuk hiqen targat me dhunë!?” Realisht, vet ligjiështë dhunë demomkratike. Mbajtja e targave të një shtetitjetër, është dhunim i shtetit të Kosovës. Përndryshe, targat e huaja hiqen nga përdorimi me dhunën e ligjit, me tri shkallëzime:
Së pari, vërejtje me shkrim, me heqje të afatizuar të targave;
Së dyti, gjoba që përcakton ministria përkatëse;
Së treti, sekuestrimi i makinës, e cila lëvizë me targa ilegale, në territorin e shtetit të Kosovës.
Një bandit serb kishte shtenë me armë, kundër policisë nëdetyrë. Policia e Kosovës e arrestoi. Në shenjë proteste në 4 (katër) komunat e veriut serbët bojkotuan punën zyrtare; policia zhveshi, me ceremoni, uniformat, deputetët dorëzuanmandatet! Të gjitha këto u bënë me udhër zyrtar ngaBeogradi, personalisht nga presidenti Vuçiq, me qëllimin e qartë, për ta “rritur pazarin” në dialogun në mes Kosovës dheSerbisë.
Në ujdi me ndërkombëtarët, Kosova organizoi zgjedhjet në4 (katër) komunat e veriut. Zgjedhjet, edhe pse u bojkotuannga shumica serbe, ndërkombëtarët i pranuan dhe ipërshëndetën. “Pavarësisht nga bojkoti i “Listës Serbe”, zgjedhjet janë të ligjshme “,- deklaroi ambasadori amerikanHovenier dhe të tjerët. Kur kryetarët donin të fillonin punën, Beogradi reagoi me mosnjohje të zgjedhjeve.
Për çudë, ndërkombëtarët kishin kërkuar falje, fshehurazi, Serbisë, pse kanë aprovuar zgjedhjet në veri. Denoncimin përkëtë -kërkim-falje- e bëri personalisht presidenti Vuçiq! Pabesi dhe hipokrizi e radhës! Kjo sjellje e ndërkombëtarëvenxiti reagimin, me protestimin e dhunshëm të serbëve, duke lënduar 30 ushtarakë të KFOR-it, djegie e dëmtim tëmakinave të policisë dhe të medieve, kur Qeveria Kurti tentoit`i vendoste kryetarët në objektet komunale. “Sepse godinatdhe zyrat janë pronë e Kosovës dhe jo të “milicisë fashiste tëBeogradit”, – justifikonte, zëshëm e botërisht, kryeministri iKosovës, Albin Kurti.
Dhuna enorme, stupca e plumba, u përdorën kundërushtarëve të KFOR-it. Mirënjohje dhe falenderim për djemtë e NATO-paktit, të cilët duruan shumë dhe kursyen Specialen e Kosovës, që situata mund të eskalonte në përgjakje, me humbje jetësh. Sepse, për këtë skenar ishte përgaditurBeogradi dhe Moska.
Bëra këtë kronologji faktike, për rebelimin e porositur tëbandave serbe, në veriun e Kosovës, nga Beogradi zyrtar, me qëllim të aneksimit, në tavolinë, të një territori të caktuar tëKosovës. Nga kërkesa për Asociacion me kompetencaekzekutive, për komunitetin serb në Kosovë, kalohet nëkërkesën për autonomi e deri ke referendumi për shkëputje tëveriut të Kosovës.
Dhe, thuhet e shkruhet në Draft statutin të paraqitur nëBruksel, nga një palo komision serb, për menaxhim. Dhe, tragjikja qëndron tek vlerësimi i turpshëm e kriminal, që bënësllovaku Lajçak, për Draftin në fjalë, se “është një pikënisje e mirë për bisedime!?” Qeveria e Kosovës duhej të protestontefort, madje ta refuzonte ndërmjetësimin e tij të mëtejmë, me akuzën për anëshmëri skajore.
“Është i pakuptueshëm qëndrimi i Kosovës! BE dhe SHBA ka të drejtë, ndërsa Kurti nuk ka të drejtë”, – shkretonkryeministri shqiptar Edvin Rama, duke u bërë palë në akuzëme ndërkombëtarët dhe Serbinë! Cili është mëkati i Kurtit dhei qeverisë së tij? Pse mbronë sovranitetin e Kosovës, nëkufijtë e saj klasik?! Të mësuar me lëshimet fatale e tradhtare, të komandantëve sundimtarë të shantazhuar, me dosjet e krimeve vrastare e korruptive, të cilët nënshkruan marrëveshjefatale për Kosovën, ndërkombëtarët kërkojnë zbatimin e tyre verbërisht, pa llogaritur pasojat e dështimit të shtetit tëKosovës, të cilin vetë e krijuan me mirësi e përkushtim.
Opozita, sidomos PAN-i kriminal, është i zëshëm nëkritika. Partitë-banda e kanë përgjakur Kosovën, duke iashtuar jetimët Atdheut. Dhe, kurrë nuk janë ndëshkuar përkrimet e tyre. Në një shtet-ligjor, ato duhet të shpalleshin tëkundër-ligjshme, qoftë për krimet numerike vrastare dhehajninë zyrtare industriale, qoftë për pazaret e bëra me territorin e Kosovës.
Në mënyrën më të turpshme e kriminale, vazhdojnë tëmashtrojnë dhe të gënjejnë se gjoja “ne kishim shtrirësovranitetin në veriun e Kosovës!” Në vend të sovranitetit, pushtetarët e djeshëm, kishin rënë në ujdi me bandat e “ListësSerbe”, duke ushtruar kontrabandën shpengueshëm, nga veriunë jug dhe anekënd Kosovës. Këtë e ka dëshmuar DASH-iamerikan, me shpalljet “non grata” të kriminelëve në veri, por vazhdon të heshtë për ata në jug e gjetkë në Kosovë. Sepse pa treg, nuk ka as kontrabandë.
“Albin Kurtin e fajson bota e tërë demokratike! Kurtin e dënon e tërë bota demokratike”, – shfrynë, gjithë mëllef e vrerë, kryeministri shqiptar, Edvin Rama! Një urrejtjepatologjike, pse kryeministri Kurti po lëndon miqësinë e Ramës me Vuçiqin, pavarësisht se Vuçiq është një armik iegër i Kosovës, flet e vepron për ngulfatjen e saj, deri nëtkurrjen e mundshme.
Këtë vlerësim paushall, të porositur dhe qëllimkeq tëRamës, e demanton, madje bindshëm, mbështetja e shqiptarëve të përbotshëm, dhënë Kurtit. Sepse mbrojtja e sovranitetit nuk është kryeneçësi, por është detyrë parësore e çdo shqiptari. Dhe, jo vetëm shqiptarët miratojnë qëndrimin e kryeninistrit Albin Kurtit, por e gjithë bota demokratike e paqëdashëse e përparimtare botërore.
“Shtëpia ma miq nuk mbahet”,- një porosi e artë e urtakutRugovë. Shqiptarët e përjetuan këtë urtësi hyjnore. Përjetësisht mirënjohje miqve tanë botërorë, për lirinë qëgëzojmë sot! Urojmë për mirëkuptimin e tyre, edhe nëmomentumin aktual, për ekzistencën tonë jetike, qoftë edhe nëkëto troje, skajshëm, të tkurrura, pikërisht, nga fqinjtlakmiçarë! Andaj, hap e kujdes, në bindjen dhe koordiniminme shtetet mike evropiane dhe Amerikën, si kupolë çlirimtarefaktike të Atdheut tonë – Kosovë.