Shtëpia  e Barbie në Malibu është duke u rikthyer në jetën reale, me një rezidencë trekatëshe të ngjashme, me atë që pasqyrohet në setin e filmit të ardhshëm “Barbie” të Warner Bros, i vënë në dispozicion për prenotim përsëri përmes Agjencisë së Pushimeve me qira Airbnb.

E vendosur në Malibu, Kaliforni, rezidenca e rinovuar përmban një pistë vallëzimi, rrëshqitëse rozë dhe një pishinë të madhe.

Rezidenca buzë oqeanit është e disponueshme, pa pagesë, për qëndrime për një natë gjatë 21-22 korrikut sipas Airbnb. Më parë ishte në dispozicion për rezervime në 2019.

Filmi “Barbie” ka një kast të mbushur me yje si: Margot Robbie dhe Ryan Gosling.  Warner Bros njofton se filmi do të dalë në kinema më 21 korrik.

Si të rezervoni?

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë një kërkesë rezervimi për dhomën e Kenit brenda Barbie’s Malibu DreamHouse duke filluar nga 17 korriku në orën 19 në këtë link.