Përveç diellit me bollëk, pushimeve, deti dhe festave, vera ka dhe diçka të bezdisshme që janë mushkonjat!
Askujt nuk i pëlqejnë mushkonjat dhe njerëzit përdorinmetoda nga më të ndryshmet për t’i larguar. Më poshtë kemidisa mënyra të thjeshta si të shpëtoni nga pickimet apo kruajtjet.
Përdorimi i vajit të kokosit dhe produkteve me aromë kokosimund të ndihmojë në parandalimin e këtyre insekteve të voglatë bezdisshme që t’ju kafshojnë.
Vaji i kokosit ka fituar shumë vëmendje kohët e fundit nërrjetet sociale. Merreni vajin dhe aplikojeni në lëkurë, mundt’i shtoni pak mente ose rozmarinë për të rritur efektivitetin. Një tjetër mënyrë është të merrni vajin e kokosit dhe paklimon t’i bëni bashkë në një shishe dhe ta spërkatni në trup.
Ekzistojnë dhe disa sapune që kanë aftësinë t’ju shpëtojnë ngamushkonjat këtë verë. Ato kanë në përbërjen e tyre këtoelementë:
Benzyl benzoat (një përbërës organik që gjendet në aromën e luleve dhe që përdoret zakonisht për trajtimin e morrave)
γ-nonalactone (një përbërës i aromës së shalqinit dhe iidentifikuar si një përbërës kyç i aromës së BourbonitAmerikan)
Benzaldehidi (një aldehid aromatik që gjendet zakonisht nëbimë me një erë karakteristike si bajame)
Veç këtyre mund të mbani një bimë të caktuara në vazo nëoborrin tuaj me: Livando, Citronella, karafil, mente, borzilok, dru kedri, limon apo rozmarinë.