Sulmohet me granata komuna e Mitrovicës së Veriut. Kurti: Serbia të ndalë nxitjet për dhunë para se të kemi humbje jete! Atiç: Sulm terrorist!

KOSOVË– Një sulm me granata është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në oborrin e komunës së Mitrovicës së Veriut. Sulm nga i cili fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të shumta materiale. Sipas Policisë dy makina që kanë qenë të parkuara janë dëmtuar. Lidhur me ngjarjen ka raguar Ministria e Brenddshme e Kosovës, e cila ka dënuar aktin dhe e ka ciulësuar si një sulm nga Beogradi me qëllim rritjen e tensioneve në komunat veroiore dhe eskalimin e tensioneve mes dy vendve. Në reagimin e saj MB thekson se, sulmet e vazhdueshme terroriste ndaj institucioneve të Republikës së Kosovës, duhet të përballen me reagim të ashpër nga të gjithë.

Ministria e Brendshme: Mbrëmë në orët e vona, ndërtesa e Komunës së Mitrovicës së Veriut është sulmuar me mjet shpërthyes, që sipas ekspertizës dyshohet të jetë granatë dore e llojit M75. Nga ky akt kriminal, janë dëmtuar dhe dy vetura zyrtare që gjendeshin pranë objektit. Policia e Kosovës ka marrë masat e menjëhershme në investigimin e rastit dhe identifikimin e autorëve. “Këto janë tentativa të njëpasnjëshme nga ana e Serbisë për të eskaluar situatën në veri të vendit. Ne mbesim vigjilent dhe të angazhuar për rend dhe siguri për të gjithë qytetarët pa dallim.

Në lidhje me ngjarjen ka raguar dhe kryeministri Albin Kurti. Përmes një postimi në rrjetet sociale Kurti bëri thirrje që Serbia të ndërpresë urgjentisht nxitjet për dhunë në Veri të vendit para se të ketë humbje jete.

Albin Kurti: Mbrëmë ndërtesa e komunës në Mitrovicë është sulmuar nga 2 granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë.

Ndërkohë kryetari i Komunës së Mitrovicës Veriore Erden Atiç e ka cilësuar syulmin si një akt terrorist. Atiç  zotohet se pavarësisht kërcënimeve, institucionet do të vijojnë punën.Atiç ndër të tjera u bën thirrje organeve të rendit që ta trajtojnë me urgjencë këtë rast.

Erden Atiç: Sulmi i mbrëmshëm me granatë dore M75 në objektin e komunës sonë është padyshim sulm i organizuar terrorist. Këto akte kriminale e terroriste që tentojnë të ngjallin frikë nuk do të ia dalin. Institucionet do të funksionojnë pavarësisht sulmeve e kërcënimeve të tilla. Në anën tjetër, unë i bëj thirrje organeve të rendit dhe të drejtësisë që ta trajtojnë me urgjencë rastin dhe kryesit e këtij sulmi të vihen sa më parë para drejtësisë./Limit.al