Janë shqiptarët për ty, Shqipëri!

Cikël poetik nga Nikolin Sh. LËMEZHI – Shkodër

 

AI MË DËRGOI…

 

“Ai  dërgoi t’u kumtoj  vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin…”. (Lk. 4, 18)

Sa zinxhirë

po copëtoj,

përgjatë

kësaj Rruge,

e prapë

skllevër

duan të rrinë!

Shkodër,  12. 12. 2022

 

JANË SHQIPTARËT, PËR TY SHQIPËRI!

 

Shqipëri, o Nënë e shenjtë,

Në historinë tënde të rrallë.

Do të jem unë bir i denjë,

do të jem një gur i gjallë.

Ti je Nënë gjithmonë me nder,

ti je toka e larë me gjak.

E pamposhtur je përherë,

je shqiponja mbi bajrak!

Ndaj gjithmonë plot dashuri

do të këndoj në tokën mbar’:

Nëna ime, je ti, Shqipëri,

emri yt më bën krenar.

S’do të pres nga askush tjetër,

të vërë dorë mbi këtë ndërtesë.

Tokë hyjnore, kaq e vjetër,

po ta jap sot ty këtë besë.

Sa t’jen’ dielli edhe hëna,

sa të jetojë kjo njerëzi,

sa t’ketë bij lindur nga nëna,

janë shqiptarët për ty Shqipëri!

Shkodër,  28. 02. 2023

 

PRANIM

“U bëftë vullnesa jote…”. (Mt. 6, 10)

Gjithçka

qëndron në pranim.

E, kur pranimi

bëhet me gëzim,

çdo gjë shndërrohet

në lartësim.

Aty, pastaj,

ka jetë dhe liri

në çdo drejtim.

Shkodër, shkurt 2023

 

BOSHLLËQET

Boshllëqet

vetëm Heshtja

mund t’i mbushë.

Shkodër,  05. 03. 2023

 

LAJMI MË I MIRË

 

Jam njeriu më i lumtur në botë,

sepse jam biri i Atit Qiellor.

Asnjë fije floku s’do t’më bjerë prej kresë,

të njoha Ty, o Atë, dhe Ti më mjafton.

Oh, sa e bukur jeta me gjithë këtë bekim,

tashmë të kam Ty në çdo të vështirë!

Seç ma ndërrove pikëllimin në gëzim,

o Atë Qiellor, babai im i mirë!

Ç’është gjithë kjo paqe, gjithë kjo mirësi?

Një thirrje në zemër vazhdimisht jehon:

Është Lajmi i Mirë, plot me dashuri,

që Emrin e Atit çdo ditë na e zbulon.

Lorient (Francë),  06. 10. 2022

 

MËKATI DHE JEZUSI…

Jeta është e shkurtër,

vdekja nuk vonon!

Mëkati është shkaku,

por Krishti e shëron!

Shkodër,  11. 03. 2023

 

TË NDRYSHËM… E TË BASHKUAR

Seç ëndërrova një natë,

burra e gra,

 vjetër dhe fëmijë  bashku

me ngjyra  ndryshme

nën  vetmin diell!

Seç ëndërrova luftërat,

dhimbjet dhe urinë

bashkë me vuajtjet

e breznive   kaluarës

  nuk është!

Seç ëndërrova një natë,

se sa bukur do  ishte

 bashkonim ngjyrat

e  shikonim këtë njerëzim

si një lëndinë  lulëzuar!

Papritmas një   zgjoi,

duke  pëshpëritur ëmbëlsisht:

 ndryshëm  ngjyrë

është ajo  na bashkon

dhe ylber na bën.

Marino (Romë),  14. 10. 2004

 

EMRI YT, O ATË!

(Kushtuar Atit Qiellor)

Atë!

Ti je Emri më i bukur

në këtë jetë

e në Përjetësi!

Atë!

Je Emri më i bukur i Dashurisë

që jetës i jep Jetë

e mund të quhesh edhe Nënë!

Atë!

Ti je Emri

që çdo krijese

i ke dhënë një emër!

O Atë i mirë!

Në Emrin tënd

gjej vetveten

dhe gjithçka që më kishte humbur!

O Atë, Babai im i dashur!

Unë, biri yt endacak,

zbulova Emrin tënd,

ndaj jam kaq i lumtur!

Mrekullisht, gjithçka më flet për Ty,

e më josh, pa shumë shpjegime,

drejt thellësive të tua të pafund:

E jam gjithmonë i lumtur!

Blinisht,  09. 05. 2023

 

SHENIME PËR AUTORIN:

Nikolin Sh. Lëmezhi ka lindur, më 4 shtator 1977 nëfshatin Blinisht (Lezhë), që gjendet mbi një kodër të rrethuarnë çdo anë me fusha. Shkollën 8˗vjeçare e kreu në fshatin e lindjes në shkollën “Pjetër Zarishi”. Shkollën e Mesme e kreunë Shënkoll të Lezhës dhe Filozofinë në Shkodër nëSeminarin Papnor Katolik nga viti 1996 deri në vitin 1998. Ka jetuar në Itali nga viti 1998 deri në 2008. Në vitin 2004 përfundoi studimet e Teologjisë në Universitetin Katolik “San Tommaso” në Messina të Siçilisë.

Që i vogël i ka pëlqyer të lexojë e të shkruajë. Është ibindur se poetët e mëdhenj vijnë nga

kushte të përvuajtura jete.

Që në shkollën 8˗vjeçare disa poezi të tijtransmetoheshin nga radioja e atëhershme kombëtare.

Përgjatë viteve ka publikuar poezi, tregime, artikuj, përkthime dhe recensione tek revistat katolike “Mbas Teje” dhe “Kumbona e së Diellës” si edhe në gazeta e revistaletrare. Në Tetor të vitit 2021, publikoi përmbledhjen e tij tëparë me poezi, me titull: Si pika vese. Në shtator të vitit 2022 vjen për publikun me vëllimin poetik “Kur Heshtja flet”, njëlibër me poezi të shkurtra meditative që janë edhe fryt ipërvojës së tij shpirtërore. Është përfshirë në Krestomacinë Zadrima Letrare 3. Në Janar 2023, Tom Gjokhilaj, ka publikuar një monografi me titull “I magjepsur nga Ati” përjetën dhe veprimtarinë njerëzore, kulturore dhe fetare të z. Nikolin Sh. Lëmezhi.

Koleksioni i pullave të postës, imazhet e shenjta dhekujdesi për lulet janë disa nga hobby që ka.

Që nga fillimet e pandemisë së koronavirusit, duke parëgjendjen e trishtuar në të cilën kishte rënë mbarë njerëzimi, është aktivizuar intensivisht në pothuajse të gjitha rrjetetsociale për të dhënë një mesazh shprese dhe gëzimi, një fjalëpaqeje dhe bekimi për të gjithë ata që kanë nevojë, duke ndikuar kështu në rritjen e nivelit të moralit e të ndjenjës sëlumturisë në shumë shpirtra.

Në Prill të vitit 2023, botoi broshurën “Rruzarja e Zojëssë Bekuar”, një manual praktik

për të udhëzuar besimtarët në lutjen tradicionale katolike tëRruzares. Në Maj të vitit 2023 botoi

broshurën Shën Rroku nga Montpellier.

Aktualisht merret me përkthime, publikime, grupelutjesh, mësim feje dhe aktivitete vullnetare e bamirësie.