Cikël poetik nga Nikolin Sh. LËMEZHI – Shkodër
AI MË DËRGOI…
“Ai më dërgoi t’u kumtoj të vobektëve Ungjillin, t’u shpall robërve çlirimin…”. (Lk. 4, 18)
Sa zinxhirë
po copëtoj,
përgjatë
kësaj Rruge,
e prapë
skllevër
duan të rrinë!
Shkodër, më 12. 12. 2022
JANË SHQIPTARËT, PËR TY SHQIPËRI!
Shqipëri, o Nënë e shenjtë,
Në historinë tënde të rrallë.
Do të jem unë bir i denjë,
do të jem një gur i gjallë.
Ti je Nënë gjithmonë me nder,
ti je toka e larë me gjak.
E pamposhtur je përherë,
je shqiponja mbi bajrak!
Ndaj gjithmonë plot dashuri
do të këndoj në tokën mbar’:
Nëna ime, je ti, Shqipëri,
emri yt më bën krenar.
S’do të pres nga askush tjetër,
të vërë dorë mbi këtë ndërtesë.
Tokë hyjnore, kaq e vjetër,
po ta jap sot ty këtë besë.
Sa t’jen’ dielli edhe hëna,
sa të jetojë kjo njerëzi,
sa t’ketë bij lindur nga nëna,
janë shqiptarët për ty Shqipëri!
Shkodër, më 28. 02. 2023
PRANIM
“U bëftë vullnesa jote…”. (Mt. 6, 10)
Gjithçka
qëndron në pranim.
E, kur pranimi
bëhet me gëzim,
çdo gjë shndërrohet
në lartësim.
Aty, pastaj,
ka jetë dhe liri
në çdo drejtim.
Shkodër, shkurt 2023
BOSHLLËQET
Boshllëqet
vetëm Heshtja
mund t’i mbushë.
Shkodër, më 05. 03. 2023
LAJMI MË I MIRË
Jam njeriu më i lumtur në botë,
sepse jam biri i Atit Qiellor.
Asnjë fije floku s’do t’më bjerë prej kresë,
të njoha Ty, o Atë, dhe Ti më mjafton.
Oh, sa e bukur jeta me gjithë këtë bekim,
tashmë të kam Ty në çdo të vështirë!
Seç ma ndërrove pikëllimin në gëzim,
o Atë Qiellor, babai im i mirë!
Ç’është gjithë kjo paqe, gjithë kjo mirësi?
Një thirrje në zemër vazhdimisht jehon:
Është Lajmi i Mirë, plot me dashuri,
që Emrin e Atit çdo ditë na e zbulon.
Lorient (Francë), më 06. 10. 2022
MËKATI DHE JEZUSI…
Jeta është e shkurtër,
vdekja nuk vonon!
Mëkati është shkaku,
por Krishti e shëron!
Shkodër, më 11. 03. 2023
TË NDRYSHËM… E TË BASHKUAR
Seç ëndërrova një natë,
burra e gra,
të vjetër dhe fëmijë së bashku
me ngjyra të ndryshme
nën të vetmin diell!
Seç ëndërrova luftërat,
dhimbjet dhe urinë
bashkë me vuajtjet
e breznive të së kaluarës
që më nuk është!
Seç ëndërrova një natë,
se sa bukur do të ishte
të bashkonim ngjyrat
e të shikonim këtë njerëzim
si një lëndinë të lulëzuar!
Papritmas një zë më zgjoi,
duke më pëshpëritur ëmbëlsisht:
Të ndryshëm në ngjyrë
është ajo që na bashkon
dhe ylber na bën.
Marino (Romë), më 14. 10. 2004
EMRI YT, O ATË!
(Kushtuar Atit Qiellor)
Atë!
Ti je Emri më i bukur
në këtë jetë
e në Përjetësi!
Atë!
Je Emri më i bukur i Dashurisë
që jetës i jep Jetë
e mund të quhesh edhe Nënë!
Atë!
Ti je Emri
që çdo krijese
i ke dhënë një emër!
O Atë i mirë!
Në Emrin tënd
gjej vetveten
dhe gjithçka që më kishte humbur!
O Atë, Babai im i dashur!
Unë, biri yt endacak,
zbulova Emrin tënd,
ndaj jam kaq i lumtur!
Mrekullisht, gjithçka më flet për Ty,
e më josh, pa shumë shpjegime,
drejt thellësive të tua të pafund:
E jam gjithmonë i lumtur!
Blinisht, më 09. 05. 2023
SHENIME PËR AUTORIN:
Nikolin Sh. Lëmezhi ka lindur, më 4 shtator 1977 nëfshatin Blinisht (Lezhë), që gjendet mbi një kodër të rrethuarnë çdo anë me fusha. Shkollën 8˗vjeçare e kreu në fshatin e lindjes në shkollën “Pjetër Zarishi”. Shkollën e Mesme e kreunë Shënkoll të Lezhës dhe Filozofinë në Shkodër nëSeminarin Papnor Katolik nga viti 1996 deri në vitin 1998. Ka jetuar në Itali nga viti 1998 deri në 2008. Në vitin 2004 përfundoi studimet e Teologjisë në Universitetin Katolik “San Tommaso” në Messina të Siçilisë.
Që i vogël i ka pëlqyer të lexojë e të shkruajë. Është ibindur se poetët e mëdhenj vijnë nga
kushte të përvuajtura jete.
Që në shkollën 8˗vjeçare disa poezi të tijtransmetoheshin nga radioja e atëhershme kombëtare.
Përgjatë viteve ka publikuar poezi, tregime, artikuj, përkthime dhe recensione tek revistat katolike “Mbas Teje” dhe “Kumbona e së Diellës” si edhe në gazeta e revistaletrare. Në Tetor të vitit 2021, publikoi përmbledhjen e tij tëparë me poezi, me titull: Si pika vese. Në shtator të vitit 2022 vjen për publikun me vëllimin poetik “Kur Heshtja flet”, njëlibër me poezi të shkurtra meditative që janë edhe fryt ipërvojës së tij shpirtërore. Është përfshirë në Krestomacinë Zadrima Letrare 3. Në Janar 2023, Tom Gjokhilaj, ka publikuar një monografi me titull “I magjepsur nga Ati” përjetën dhe veprimtarinë njerëzore, kulturore dhe fetare të z. Nikolin Sh. Lëmezhi.
Koleksioni i pullave të postës, imazhet e shenjta dhekujdesi për lulet janë disa nga hobby që ka.
Që nga fillimet e pandemisë së koronavirusit, duke parëgjendjen e trishtuar në të cilën kishte rënë mbarë njerëzimi, është aktivizuar intensivisht në pothuajse të gjitha rrjetetsociale për të dhënë një mesazh shprese dhe gëzimi, një fjalëpaqeje dhe bekimi për të gjithë ata që kanë nevojë, duke ndikuar kështu në rritjen e nivelit të moralit e të ndjenjës sëlumturisë në shumë shpirtra.
Në Prill të vitit 2023, botoi broshurën “Rruzarja e Zojëssë Bekuar”, një manual praktik
për të udhëzuar besimtarët në lutjen tradicionale katolike tëRruzares. Në Maj të vitit 2023 botoi
broshurën Shën Rroku nga Montpellier.
Aktualisht merret me përkthime, publikime, grupelutjesh, mësim feje dhe aktivitete vullnetare e bamirësie.