Ballina Aktualitet Grerëza kineze, që bashkë me masivin më të madh të gështenjave në...

Grerëza kineze, që bashkë me masivin më të madh të gështenjave në Ballkan, po i vret edhe 6.5 milionë euro për Malësinë e Gjakovës ​

​Nga Shpend NIKOÇI,

Kryetar i Shoqatës “Gështenja e Tropojës” *

Gështenja po të ndihmohet pak, ajo ka fuqi për ta mposhtur edhe grërëzën kineze

Gështenja është pema vendimtare dhe më e rëndësishme përkomunitetin e Malësisë së Gjakovës.

Tropoja krenohet me “burimin natyror” të ripërtëritshëm mëtë madh në rajonin e Ballkanit dhe më të rëndësishëm për këtëtrevë, pasi në të gjitha periudhat historike ka siguruar t’ardhurapër komunitetin, por edhe ka shërbyer si ushqim duke kompensuarmungesën e bukës.

Komuniteti i kësaj treve, që fati i jetës së tyre i gjeti tëvendosur në këto mjedise malore, me mundësi jetese të kufizuara, që zotërojnë një sipërfaqe fare të vogël të tokës bujqësore përfrymë, me mundësi shumë të kufizuara për zhvillimin e blegtorisë, me mundësi shumë të kufizuara të ushtrimit të aktivitetit privat, pa asnjë mundësi punësimi, i vetmi burim i t’ardhurave që siguronmbijetesën e shumë familjeve malësore është Gështenja!

Masivi i Gështenjës i Malësisë së Gjakovës, në rajonin me klimë të butë malore të zonës mesdhetare që rrethon “Bjeshkët eNemuna” (Bjeshkët e Bekuara), sot gjëndet i kërcënuar nga njëinsekt fare i vogël, por tepër i rrezikshëm aqsa shkatërron pemëtgjigande me kurora madhështore dhe me moshë shekullore  tëGështenjës- duke e kërcënuar deri në zhdukje të plotë pemën e gështenjës, pemën që ka formuar burimin natyror të ripërtëritshëmmë solid në Malësisë e Gjakovës!

Kush është ky insekt i vogël  po e kërcënon pemën gjigande gështenjës?

​Grërëza Kineze e Gështenjës, e cila sapo shfaqet në pemën e gështenjës  ndërton (Guaskën), kështjellen e saj të fortifikuar që isiguron  mbrojtje të garantuar nga çdo lloj agjenti, duke e mbrojturnga të gjitha metodat e njohura të luftimit të insekteve, ështëdëmtuesi që shkakton dëmtimin më të rëndë nga të gjithë insektetqë dëmtojnë gështenjën, i vlerësuar nga Organizata Europiane dheMesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve 2005, që arrin të zvogëlojërendimentin e frutave dhe prodhimin e lëndës drusore deri në 80 % dhe në disa rajone ka shkaktuar tharjen e plotë të pemëvegjigande të gështenjës dhe ndryshimet klimaterike dhe ngrohjaglobale po i krijojnë kushte të favorshme për përhapjen nëgështenjat e Rajonit.

Grërëza shkakton një rënie progresive të fuqisë ekologjike tëpemëve dhe mund të rezultojnë në vdekjen biologjike të pemëvetë gështenjës. Një studim nxori në pah faktin se infeksioni nga kyinsekt rrit ndjeshmërinë e pemëve dhe shton propabilitetin e infeksionit nga sëmundja e kancerit të shkaktuar ngaCryphonectria parasitica duke dobësuar fuqinë e bimëve. Mbikëqyrja e simptomave të çerdheve në maj ose qershor lejonzbulimin e hershëm dhe shkatërrimin e bimëve të prekura para shfaqjes së fazës së të rriturve, sipas Organizatës Europiane dheMesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve, 2005.

Ndikimi i Grerëzes Kineze  prodhimin e frutave

Grërëza (Dryocosmus kuriphilus) zvogëlon rendimentin e gështenjave deri 80 % nëpërmes efekteve direkte dhe indirekte.Grërëzat parandalon drejtpërdrejt formimin e luleve femërore kurato formohen në sythat apikal të pemëve, e cila shkakton abortin e luleve. Gjithashtu rendimenti mund të ndikohet indirekt si rezultati zvogëlimit të sipërfaqes së gjetheve, reduktumit të proçesit tëfotosintezës dhe zvoglimi i biomasës së pemëve brenda vitit pas infektimit.

Grërëza Kineze (Dryocosmus kuriphilus) u konstatua nëJaponi në 1941 dhe më pas në vitin 1958 në Kore. Arriti të futejnë SHBA në 1974 nëpërmes importimit të kultivarëve tëmodifikuar gjenetikisht të specieve Castanea- euro-aziatike. NëEuropë, ajo u evidentua për herë të parë në Itali në 2002. Që ngaviti 2002 (Dryocosmus kuriphilus) është përhapur në të gjithëItalinë në Francë, Slloveni në 2005 Hungaria dhe Zvicra në 2009, Kroacia dhe Hollanda në 2010, Sllovaki, Republika Çeke dheSpanjë në vitin 2012, pastaj në Turqi dhe Portugali.

Në fillimin e vegjetacionit të vitit 2019 u konstatua të jetëshfaqur edhe në Gështenjat e Reçit dhe Pultit të Shkodres, ndërsanë Masivin e Tropojës u shfaqën ekzemplarët e parë në vitin 2022.

Shumimi i insektit: Ky insekt shumohet me vezë. Insektifemër e rritur ka madhësi 2-3 mm. e gjatë dhe me ngjyrë të zezëme këmbë kafe. Prodhon vezë të bardha rreth 0.2 milimetra tëgjata, dhe larva është e bardhë dhe e gjatë rreth 2.5 milimetra. Gjatë studimeve të kryera rreth këtij insekti nuk është vërejturmashkull i rritur.

Femra i vendos vezë në sythat e pemëve të gështenjës, ndonjëherë prodhon mbi 100 vezë, që janë vezë pjellore dhe çelinpa fekondim nga një mashkull. Larvat çelin nga vezët, por rritenngadalë. Rritja e tyre fillon pranverën e ardhshme, kur sythat e pemëve fillojnë të zhvillohen. Në këtë kohë, larvat fillojnëformimin e tëmthit (Guaskën) në pemë. Guaskat kanë ngjyrëjeshile ose rozë dhe të gjëra deri 2 centimetra. Larvat zhvillohenbrenda Guaskës, që është struktura mbrojtëse dhe dalin prej tyrekur rriten. Guaskat thahen dhe drunjëzohen dhe janë shumë tëdëmshëm për pemën. Ato dëmtojnë rritjen e re të pemës, duke prishur procesin e frytëzimit.

Faza e larvës: Larvat janë rreth 2.5 mm. të gjata kur rritenplotësisht dhe janë pa sy. Ngjyra e tyre është përgjithësisht e bardhë me qumësht.

Cikli i zhvillimit: Grërëza aziatike e gështenjës është njëspecie “Uivoltine”, domethënë prodhon vetëm një gjeneratë në vit. Riprodhohet me anë të partenogjenezës atolike (riprodhimi arrihetpa çiftëzim dhe veza e pandotizuar zhvillohet në një femër). Nukështë vërejtur kurrë riprodhimi seksual. Kjo rezulton në njëpopullsi të përbërë plotësisht nga klone femra. Të rriturit shfaqennë fillim të verës, dhe femrat i vendosin vezët sapo shfaqetshpërthimi i sythave në degëzimet e reja të gështenjës. Vezët çelinbrenda 30 deri në 40 ditë. Në shpërthimin e sythave në pranverë, aktiviteti i larvës rinisë duke shkaktuar formimin e guaskave tëgjelbërt ose çerdhet. Çdo çerdhe mund të përmbajë më shumëse16 dhoma të larvave. Janë konstatuar se ka mesatarisht 3.5 larvapër guaskë, por ky numër ndryshon shumë në varësi të presionit, madhësisë së sythave dhe shumëllojshmërisë së gështenjës. Pas rifillimit të aktivitetit, larva jeton në guaskë për 30 deri në 70 ditë(mesatarisht 50 ditë). Femrat e rritura e të zhvilluara plotësishtmbeten në guaskë për 10-15 ditë pas shfaqjes. Kur të rriturit dalinnë qershor-korrik, ato lënë një vrimë daljeje në guaskë. Një insekti rritur mund të jetojë deri në dhjetë ditë dhe të prodhojë mëshumë se100 vezë gjatë kësaj kohe (sipas Organizatës Europianedhe Mesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve 2005). Pas shfaqjes së tërriturve, guaskat zakonisht thahen, marrin ngjyrë kafe dhe drurime kalimin e kohës thahet. Çerdhet mund të qëndrojnë në pemëpër disa vjet .

Dëmtimi:Grërëza (Dryocosmus kuriphilus) lokalizohet nëdegëzat e reja në rritje, në gjethe ose sythat e pemëve tëgështenjës. Grërëzat fillojnë të ndërtojnë “Guaskat”, në kohën qëgjethet vazhdojnë të formohen dhe arrijnë një diametër afërsishtderi në 4 cm në diametër.

Insekti  bashkë me pemën e Gështenjës, vret edhe 6.5 milionë euro për Malësinë e Gjakovës

Dëmi ekonomik që shkakton Grërëza Kineze në ekonomitë: Komunitetit të fermerëve të Tropojës këtë vit, pas shfaqjes së këtijinsekti dëmtues, do t’i mungojnë të paktën 6 milionë dollarë tëardhura si pasojë e mungesës së realizimit të prodhimit të mjaltitnga lulet e gështenjës dhe të frutit!

Ekosistemi i Gështenjës së Tropojës përbëhet nga 2860 ha, nga të cilat 2.600 ha kashnjete. Po të llogaritet rendimenti mesatari prodhimit të frutave për hektarë i realizuar në 20 vitet e funditnga 2 ton/ha , Tropoja realizon 5.200 tonë produkt fruti në vit.

Shfaqja e insektit dëmtues- Grërëza Kineze (Dryocosmuskuriphilus), e cila e vret prodhimin duke shkaktuar uljen e rendimentit të prodhimit me 80% në vitin e dytë të shfaqjes sëkëtij insekti, rezulton një humbje në prodhim të frutave prej 4100 tonë, e llogaritur në vlerën 1.3 dollarë që fermeri e tregton 1 kg frut, rezulton një humbje prej 5.3 milionë dollarë!

Gështenja është pema rekord e prodhimit të mjaltit, është e vetmja pemë që një pemë arrinë të prodhojë deri 200 gram mjaltëpër pemë. Duke llogaritur minimumin e pemëve për një ha kashnjet që i bie 120 pemë dhe rendimentin e mjaltit që prodhonnjë pemë prej 200 gr. mjaltë rezulton se nga 2860 ha x 120 pemë=343.200 pemë, e shumëzuar me 200 gr/pemë=70 ton, ndërkohëqë për shkak të dëmtuesit, prodhimi do të reduktohej me 80 %, oserreth 57 tonë. E konvertuar në vlerë financiare rezulton 1.2milionë euro!

Pasi të mblidhet fitimi i munguar i prodhimit të frutave prej5.3 milionë dollarë dhe i prodhimit të mjaltit prej 1.2 milionëdollarë, na rezulton në vlerë prej 6.5 milionë dollarë!

Pra, dëmi ekonomik që i shkaktohet komunitetit të Tropojësnga shfaqja e këtij insekti është 6.5 milionë dollarë në vit.

Referuar këtij dëmi ekonomik të munguara çdo vit ngaekosistemi i gështenjës, e bën shumë emergjente gjëndjen e gështenjës, prandaj duhet të merren masat e nevojshme përmenaxhimin e situatës së jashtzakonshme për luftimin e dëmtuesitnë nivel Rajonal dhe Kombëtar, duke planifikuar shërbimesublementare dhe aktivizim të insektit parazitar (Torymussinensis) që është agjenti kryesor i kontrollit biologjik të dëmtuesit(Dryocosmus kuriphilus), për të mos i lënë rrugë të lirë dëmtuesitmë të rrezikshëm të Gështenjës.

Situata e jashtëzakonshme duhet mbështetur me fonde ngaQeveria Qëndrore apo Qeverisja Vendore, për të siguruarmundësinë financiare për specialistët e fushës, për të angazhuarçdo burim njerëzorë apo institucion, laborator kombëtar apo privat, që të aktivizojnë të gjitha burimet intelektuale dheinteligjencën profesionale në shërbim të mbrojtjes së këtij buriminatyror. Ndryshe jemi të humbur nga çdo anë.

Kontrolli kimik: Pesticidet në përgjithësi nuk janë efektive,sepse insektet mbrohen nga guaska.

Metoda më e suksesëshme dhe më efektive e luftimit tëgrerëzës aziatike është metoda e “Kontrollit Biologjik”, e cilakonsiston në futjen e insektit parazit (Torymus sinensis), njëagjent i suksesshëm i kontrollit biologjik. Përdorimi i kimikatevekundër fazave të zhvillimit është jo efikas për shkak të natyrëskriptuese të insektit që jeton në sytha të fjetur për pjesën më tëmadhe të jetës së tij. Larva mbrohet brenda indeve bimore.

​Efektiviteti i kontrollit kimik i të rriturëve mund të realizohetvetëm në fazën e shfaqjes së të rriturve dhe vetëm me një trajtimkimik në kohën e duhur. Gjithashtu efikasiteti i kësaj metodezvogëlohet nga vështirësitë që nuk mund të operohet në të gjithëkurorën e pemës. Për më tepër trajtimet kimike shpesh janë jo praktike për shkak të shpërndarjes natyrale të pemëve tëgështenjës dhe terreneve të pjerrëta dhe jo të favorshme.

Masat fitosanitare: Grërëza aziatike e gështenjës ështështuar në Listën e Organizatës Europiane dhe Mesdhetare përMbrojtjen e Bimëve në 2003, dhe vendet anëtare të EPPO rekomandohet ta vlerësojnë dhe ta konsiderojnë atë si një dëmtuestë karantinuar. Futja e dëmtuesve nga Azia dhe Amerika parandalohet në mënyrë efektive nëqoftëse ndalohet importi imaterialit drusor të pa përpunuar, pemët e reja ose fidanet e gështenjës që përdoren për shartim dhe që vijnë nga zonat e infektuara nga Dryocosmus kuriphilus.(Organizata Evropiane dheMesdhetare për Mbrojtjen e Bimëve, 2005).

Metoda  efektive e luftimit  këtij insekti është Kontrolli Biologjik

Deri më tani metoda më e efektshme për të luftuar këtë insektshkatrrues të Gështenjës është kontrolli biologjik i GërëzësAziatike, që konsiston në instalimin e Insektit Torymus sinensis, një agjent i suksesshëm i kontrollit biologjik të Grërëzës.

Ai u aplikua për herë të parë në Japoni në 1975 ku uli niveline infektimit nga 43% në 3% brenda pesë viteve, shumë më poshtëse pragu i tolerueshëm prej 30 % të pemëve të infektuar. Nëmënyrë të ngjashme parazitoidi u lëshua në Xhorxhia. Futja e tijnë Europë u iniciua në Itali në 2005 dhe në Francë në 2011.Parazitoidi u prezantua gjithashtu në Hungari dhe Kroaci në 2014 dhe Slloveni në 2015.

Mjafton që qeverisja vendore të ketë vullnetin për tësiguruar trashgiminë natyrore të këtij burimi natyror që sjellt’ardhura të përvitëshme për komunitetin vendor dhe të sigurojnëfondin e nevojshëm për të importuar disa koloni të insektit”Torymus sinensis”dhe instalimin e tyre në masivin e Gështenjavetë Tropojës, pastaj duhet të përqëndrohen tek sherbimet kulturoree sanitare të kashnjetit.

A mund  ndihmohet pema e gështenjës kur infektohet nga ky insekt?

A. Të gjitha sherbimet që i kryhen kashnjetit dhe çdo pemetë gështenjës, duke filluar nga pastrimi i sipërfaqes tokësore tëkashnjetit, nga bimësia e panevojshme dhe filizria e tepërt, ngashkurret dhe nënpylli i pa dëshiruar deri tek rrallimi i pemëve tëgështenjës në kashnjet dhe eleminimi i pemëve me prejardhjellastarore që janë të tepërta, të pa dëshiruara, pasi prania e tyre e komprometon dhe e vështirëson zhvillimin e pemëve primare, qëjanë pemët prodhuese

B.– Ndihma vendimtare për mbrojtjen e pemës së gështenjëssë infektuar nga grërëza konsiston në aktivizimin e luftësbiologjike, në krijimin e mundësive që insekti (Torymus sinensis) të agjentit biologjik që lufton grërëzën Kineze të zhvillohet dhe tëpërhapet mbi të gjithë hapësirën territoriale ku zhvillohetgëshjtenja.

 aspektin Teknik: Për monitorimin dhe kontrollin e ecurisë së zhvillimit të insektit dhe të dëmeve që shkakton kyinsekt në pemët e gështenjaës, nevojitet një infrastrukturëteknologjike minimale me pajisje dhe aparatura që krijojnëmundësinë për të vrojtuar, ndjekur  dhe vëzhguar aktivitetin e këtijinsekti me përmasa minimale dhe për të evidentuar pasojat e dëmeve që shkakton ky insekt në pemën e gështenjës, që jo vetëmkomuniteti, por edhe organet e Qeverisjes Vendore nuk kanëarritur t’i zotërojnë e t’i ketë në dispozicion.

Kontrolli biologjik i sëmundjes:  Njihet si metoda mëefektive e luftimit të këtij insekti dëmtues.

Kjo metodë e luftimit të këtij insekti konsiston në njohjen e plotë të agjentëve biologjikë që ndihmon në luftimin e sëmundjessë Gështenjës.

Aty ku kërkohet zgjidhja, aty është problemi

          Qeverisja Vendore luan rolin kryesor dhe vendimtar nëmbrojtjen e Burimit Natyror të Ripërtëritshëm të Gështenjës, nëluftimin e këtij insekti shkatrrues të Gështenjës, të këtij buriminatyror të rinovueshëm që ka ndikuar fuqishëm në luftimin e varfërsë ekstreme, në ruajtjen dhe moderimin e nivelit tëmirëqënjes dhe të ekuilibrimit të nivelit të t’ardhurave tëfermerëve të zonës rurale.

​Roli i Shtetit Shqiptar është që të menaxhojë burimetnatyrore të vendit, të kontrollojë, të administrtojë, të drejtojë, tëmenaxhojë burimet natyrore të nëntokës dhe të mbitokësShqiptare dhe t’i vëjë ato t’ardhura në shërbim të qytetarëveShqiptarë.

Qeverisja Vendore ka për detyrë që të hartojë planin e menzxhimit, ta rregjistrojë këtë pasuri në rregjistrin themelor tëpronave të Shetetit dhe çdo fermeri t’i japin Çertefikatën e Pronësisë për pronën e tij.

Qeverisja Vendore ka detyrim kushtetues që të reabilitojnëpasojat e dëmtimeve të shkaktuara gjatë administrimit shtetëror50-vjeçar duke aplikuar subvensionimin e fermerëve nëproporcion me sipërfaqen e kashnjetit.

Qeveria ka detyruar të mbrojë specien Gështenjë, e cila ështëE Kërcënuar për Zhdukje.

Qeverisja Vendore duhet të marrin përsipër administrimindhe drejtimin teknik të ekosistemit të gështenjës, të hartojë planine menaxhimit mbi bazën e të cilit bëhet rregjistrimi në rregjistrinthemeltar të pronave, si dhe është baza ligjore për dhanjen e Çertifikatës së Pronësisë çdo fermeri.

Shoqata “Gështenja e Tropojës” do të ofrojë një monitorim tëpa ndërprerë të ekosistemit, duke vrojtuar në mënyrë tëvazhdueshme gjëndjen biologjike dhe fito-patologjike tëekosistemit të Gështenjës, informimin publik të fermerëve si dhedhënjen e rekomandimeve përkatëse.

________________

*Shpend NIKOÇI, njiherit, është edhe Kordinator i Përgjithshëm i “Gazeta e Alpeve për Tropojën.