TIRANË– Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar këtë të martë 21 urdhër-arreste për një grup kriminal që merrej me trafik të lëndëve narkotike. Operacioni i SPAK është zhvilluar në bashkëpunim me autoritetet italiane prokurorinë e Firences, në disa qytete si Tiranë, Durrës, Elbasan, Vlorë e Korçë. Ndërkohë deri më tani janë ekzekutuar 14 urdhër-arreste.
Urdhër-arrestet u lëshuan për:
- Endrit Bakiu
- Suko Pajo
- Artur Sulaj.
- Arian Tola
- Fadjon Çami
- Viron Lekaj
- Artan Agalliu
- Shpëtim Pjeshka
- Jani Çavo
- Kudret Rustemaj
- Besnik Ruçi
- Pirro Çapi
- Jani Meçja
- Edmond Kabashi
- Tomi Hila
- Leonard Nergjoni
- Artin Kurti
- Astrit Miska
- Ervis Çvilo
- Mirash Gjoni
- Sonila Sula (arrest shtëpie)
Në dosjen voluminoze të SPAK janë të dokumentuara një sërë episodesh të trafikimit të lëndëve narkotike, si ndaheshin rolet mes anëtarëve të grupit etj. Kryesori i grupi është Endrit Bakiu, ndërsa pjesa e tjetër kanë pasur rolin e transportuesit të lëndës narkotike. Bakiu u kap në vitin 2021 në Durrës me 77 pako marijuanë në formë çokollate./Limit.al