Lirohen tre policët e Kosovës që ishin rrëmbyer nga forcat serbe

KOSOVË– Lirohen tre efektivët e Policisë së Kosovës, të cilët u rrëmbyen ma 14 qershor nga forcat speciale serbe. Gjykata në Kralevë ka marrë vendim këtë të hënë për lirimin e tyre. Policia ndërsa kishte konfirmuar arrestimin e tyre nga forcat serbe kishte thënë se “njësia policore patrulluese e kufirit ka qenë me detyre në pikë statike në vendin e quajtur Tresave/Bare, thellë brenda në territorin e Republikës së Kosovës, për të parandaluar shfrytëzimin e rrugëve ilegale, të cilat shfrytëzoheshin nga grupet kriminale për kalim ilegal dhe kontrabandë”.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Prej javësh Bashkimi Europian, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe Britania e Madhe kishin kërkuar lirimin e menjëhershëm të efektivëve dhe pa kushte. Me vendimin e kësaj të hëne pritet që dhe tensionet mes vendeve të ulën dhe palët të gjejnë rrugën e dialogut në Bruksel./Limit.al