Gjici e Kaçi në GJKKO/ Alma ‘fshihet’ nga kamerat! Ish-kryebashkiaku kërkon lirinë: Rashë në kurth

TIRANË– Pamjet që po shihni tregojnë momentin kur Alma Kaçi, vajza që kreu marrëdhënies seksuale me ish-kryebashkiakun e Kukësit Safet Gjici, në zyrën e këtij të fundit del nga ambientet e Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionjit dhe Krimit të Organizuar.

Ajo gjithë skenën seksuale dhe bisedën e bërë më pas për një propjekt e ka regjistruar me anë të një kamere të fshehur në një gotë kartoni brenda secilës kishte pije freskurese. Ajo shihet me kapele në kokë ndërsa përpara fytyrës ka vendosur çantën që të mos fotografohet nga mediat që e prisnin jashtë.

Para togave të zeza ajo ka deklaruar se në takimin e parë të zhvilluar me Gjicin ky i fundit e ka ngacmuar seksualisht. Ndërsa në takimin që dhe ndodhi akti seksual ajo vendosi që të regjistrojë. Por futja në zyrën e Gjicit me telefon ishte e pamundur për shkak se ai kishte një protokoll strikt për të gjithë ata që e vizitonin në zyrë të cilët më parë duhet të dorëzonin telefonat. Kështu ajo vendosi që ta bëjë regjistrimin në një mënyrë tjetër. Ai video skandal “fundosi” pozitat e Safet Gjicit.

        

Safet Gjici, i cili tashmë përpos probleme morale ka dhe probleme ligjore pasi është marrë zyrtarisht nën hetim nga Prokuroria e Posaçme për veprën penale të “Korrupsionit Pasiv”.

Ndërsa Alma Kaçi akuzohet për “Korrupsion aktiv”. Gjykata e Posaçme pasi dëgjoi palët në gjykim dhe akuzën vendosi që të lërë në fuqi vendimin e mëparshëm për Gjici, i cili do vijojë të qëndrojë në burg ndërsa “Arrest shtëpie” për vajzën e cila shfaqet në video dhe ka kryer regjistrimin. Kjo u kundërshtua fort nga avokatët dhe të pandehurit. Nga ana tjetër Safet Gjici ka deklaruar se është futur në kurth nga ta që nuk e duan dhe se nuk ka shkelur ligjin.

Safet Gjici: Unë u ndëshkova për veprimin që kam bërë, unë e mora dënimin për gabimin që kam bërë. Nuk ka projekt, nuk kemi parë projekt, nuk kam shkelur ligjin. Rashë në kurthin e atyre që s’më duan, nuk kam kryer shkelje ligjore jam dakord me qëndrimin e avokatit.

Safet Gjici u shfaq në një video-skandal më datë 16 qershor teksa kryente marrëdhënie seksuale me një vajzë në zyrën e tij në Bashkinë e Kukësit. Pas kësaj ai dha dorëheqjen duke pretenduar se i kanë ngritur kurth ndërsa pak orë më vonë ai u shkarkua nga detyra me vendim të Këshillit të Ministrave. Pozitat e Safet Gjicit u rënduan më tej pasi pas aktit seksual ai bisedoi me vajzën për një tender për qentë e rrugës që vajza do ta përfitonte pa u futur në garë. Me sa duket kjo e ka fundosur pozitën e Gjicit që tashmë do të përballet me SPAK. Video-skandali solli reagime të shumta dhe trazoi jetën politike në vend. Ndërkohë zgjedhjet në Bashkinë e Kukësit do të përsëriten./Limit.al