Mbi 12.000 shqiptarët që mbërritën me gomone vitin e shkuar vijojnë të prodhojnë tituj në gazetat britanike.
Gazeta “The Times” të cilës i referohet Top Channel, shkruan se mijëra shqiptarë të cilët kaluan Kanalin e la Manshit me gomone, janë “zhdukur” nga hotelet ku ishin akomoduar.
Duke iu referuar burimeve nga Home Office, Ministria e Brendshme angleze, gjatë periudhës Janar-Mars 2023 janë 6,068 çështje azili të pa përfunduara, e në të tilla kushte konsiderohen, si heqje dorë nga azil kërkimi.
Prej tyre shumica nga azil kërkues shqiptarë.
Gjatë kësaj periudhe tre mujore janë 4,386 aplikime për azil nga shtetas shqiptarë të tërhequra.
“The Times” e komenton këtë shifër si një kalim në të zezë të shqiptarëve për të shmangur marrjen e refuzimit e më pas çuarjen në qendrat e detencionit për t’i dëbuar në Shqipëri.
Duke krahasuar shifrat me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar hoqën dorë nga azil kërkimi 1,229 persona në total prej tyre vetëm 292 shqiptarë, ndërkohë për periudhën Janar-Mars 2023 shifra është tre herë më e lartë.
Zyrtarë të lartë të Home Office të cituar nga “The Times” deklaruan se departamenti emigracionit humbi komunikimin me 4,386 pasi ata u zhdukën nga hotelet ku qëndronin duke refuzuar vijimin e procedurave të intervistimit siç edhe e kërkon ligji.
The Times nënvizon faktin se shqiptarët e mbërritur me gomone vetëm pak ditë pasi vendoseshin në hotele largoheshin pa lënë gjurmë e shkëput kështu kontaktet me departamentin e emigracionit.
Çdo të enjte një avion “charter” i Home Office sjell në Rinas shqiptarë që kanë përfunduar dënimet ne burgjet angleze bashkë me ata që kanë shkuar me gomone.
Top Channel mëson se të enjten e shkuar numri të dëbuarve ishte 48.