KOSOVE-Tronditet Gjakova. Raportohet se në fshatin Madanaj dy vëllezër kanë vdekur në rrethana ende të paqarta. Këtë rast të rëndë e ka konfirmuar drejtori Rajonal i Policisë në Gjakovë, Lumni Graishta.
Ai ka bërë të ditur se humbja e jetës së dy vëllezërve është konstatuar nga mjekët. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme, rreth orës 20:00, ku njëri nga vëllezërit ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital.
“Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00. Policia ka marrë informatën se bëhet fjalë për dy vëllezër, njëri ka vdekur në vendin e ngjarjes, ndërsa tjetri rrugës për në spital. Vdekjen e kanë konstatuar mjekët e emergjencës në Gjakovë”, tha Graishta.
Mesiat në Kosovë shkruajnë se kemi të bëjmë me vrasje për pronën. Policia tashmë ka mbërritur në vendin e ngjarjes, dhe po bëhen ekzaminimet e nevojshme.