Prestigjiozja franceze parashikon ditën e prezantimit të Luis Enrique në krye të Paris Saint-Germain

Prej disa javësh tashmë po aludohet për një kalim të teknikut Luis Enrique në krye të stolit të francezëve të Paris Saint-Germain, pas vendimit të këtyre të fundit për të shkarkuar teknikun, Christophe Galtier.

Sipas raportimeve më të fundit të prestigjiozes franceze, “Le Parisien” arritja e marrëveshjes me klubit dhe teknikut spanjoll është shumë afër, me klubin që po punon për arritjen e një kontrate 2-vjeçare, me opsion rinovimi për një vit ekstra.

“Le Parisien” gjithashtu “parashikon” dhe ditën e prezantimit të teknikut spanjoll në krye të “gjigandëve” francezë, me ditën e mërkurë që pritet të jetë dita e njoftimit të emërimit të Luis Enrique.