U lind më 1928 në fshatin Luzhë të rrethit Tropojë. Urrit dhe u edukua në një familje të njohur për tradita atdhetare. Gjatë jetës fitoi disa virtyte të mira, si dashuria për shokët e atdheun. Gjakftoftësia e urtësia në jetë e në punë, shoqëri e kudo, vendosmëria për të mbrojtur të vërtetën e të drejtënishin disa tipare dalluese të tij.
Në vitin 1944 mori pjesë në batalionin “Rinia” e pastajnë Brigadën e XXV Sulmuese të Luftës AntifashisteNacionalçlirimtare (Tropojë). Brigada mori pjesë edhe nëluftën për çlirimin nga pushtuesit nazifashist të Kosovës e tëJugosllavisë deri në Bosnjen Jugore e Sanxhak. Ka qenëkurdoherë i disiplinuar dhe shembullor për kryerjen e detyraveqë i janë ngarkuar, megjithëse ishte nga më të rinjtë nëbrigadë dhe ishte dimër i ashpër e kushtet e jetesës Ishin tëvështira (nëntor 1944-mars 1945).
Pas çlirimit të Atdheut, ka marrë pjesë në shumë aksionetë rinisë, si për hapjen e rrugës Kukës-Peshkopi, hekurudhënTiranë-Durrës-Rrogozhinë, tharjen e Kënetesë së Maliqit. Po kështu edhe në aksionet lokale për rindërtimin e ndërtimin e vendit. Në të gjitha aksionet është dalluar për punë të mirë dheështë shpallur disa herë sulmues çdo vit.
Për disa vite ka drejtuar organizatën e partisë në Luzhë, ku ka mbrojtur vazhdimisht të drejtën dhe të vërtetën. Gjithnjëka qenë në anën e njerëzve në nevojë. Veçanërisht gjatëperiudhës së vështirë të kolektivizimit dhe të forcimit tëkoperativës ka dhënë kontribut, duke qenë i drejtë, i paanshëmdhe ka mbrojtur me zgjuarësi njerëzit. Ka qenë kritik ndajveseve të liga, si thashetheme, gënjeshtra e shpifja etj. që jo rrallë shfaqeshin në jetën e brendshme të partisë, që mund tësillnin pasoja të dëmshme edhe në popull. Mani ka drejtuardisa vjet edhe këshillin popullor në fshat si edhe koperativënbujqësore. Në çdo detyrë ka spikatur ndjenja e lartë e ndërgjegjës dhe e përgjegjësisë për të kryer sa më mirë detyratnë shërbim të bashkëfshatarëve.
Pikërisht se ka qenë me figurë të pastër morale, indershëm, i drejtë, i sinqertë, i janë besuar vazhdimisht punëme përgjegjësi, të cilat i ka kryer me nder.
Duke u ndarë nga jeta Man Myftar Matoshi la pas njëemër të nderuar dhe një trashëgimi të pasur që e mbajnë lartëemrin e mrin e babait, burrit fisnik. Familja, farefisi, shokë e miqë të shumtë më 20 qershor 2023 i dhanë lamtumirën e fundit, në qytetin Bajram Curri, duke ruajtur vlerësime të lartasi burrë fisnik.
Tiranë, më 20.06.2023