“Supersfida miliardere”, Zuckerberg dhe Musk gati të përballen në një duel në kafaz

Dy miliarderë kanë pushtuar orët e fundit mediat botërore me deklaratat e tyre. Dhe ata janë dy mbretërit e rrjeteve sociale, Mark Zuckenber (Facebook) dhe Elon Musk (Twitter).

Dy nga njerëzit më të fuqishëm në planet po propozojnë një lloj tjetër përballjeje mes tyre, atë në kafaz, në një duel në artet marciale mikse. Në fakt, emri i Zuckerberg është i zakonshëm në rrethin e MMA kohët e fundit. CEO i Meta-s dhe themeluesi i Facebook i pëlqejnë disiplinat e jiu-jitsu dhe artet marciale mikse. Madje edhe ka konkurruar në turnetë jiu-jitsu.

Ndërsa në kahun tjetër është, Elon Musk, miliarderi i teknologjisë, që është gati të sfidojë Zuckenberg jo vetëm në rrjetet sociale por edhe në kafaz. “Bluja” e Twitter dhe e “kuqja” e Facebook përballë njëri-tjetrit, në një supersfidë miliardere. Gjithçka lindi nga disa komente mes tyre pikërisht në rrjetet sociale.

Ishte Elon Musk ai që shkroi në Twitter se “është gati për një përballje në kafaz nëse edhe Zuckerberg është gati“. Nuk ka munguar replika e Zuckerberg, që u përgjigj shpejt, duke kopjuar shprehjen e Khabib. “Më dërgo vendndodhjen”, u përgjigj Zuckerberg në Instagram.

Duke pasur parasysh se Zuckerberg është mbi një dekadë më i ri se Musk dhe ka përvojë në artet marciale, ai duhet të jetë favorit në një përballje të mundshme mes tyre. Megjithatë, Musk mund të ketë Joe Rogan në këndin e tij, i cili mund të jetë faktori vendimtar në këtë përballje.