VATIKAN-Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është takuar këtë të enjte në Vatikan me Atin e Shenjtë, Papa Frasçeskun. Ky takim me Papën vjen para nisjes së tij për në Bruksel ku pritet të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të Politikës së Jashtme të Bashkimit Europian Joseph Borrell por mbetet ende i hapur opsioni i një takimi me presidentin serb Aleksandër Vuçiç.
Liderët e Kosovës dhe të Serbisë kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Borrell dhe emisari i BE-së për dialohgun Kosovë-Serbi NMiroslav Lajçak. Takimi zhvillohet pas përkeqësimit të situatës në veri të Kosovës dhe përplases mes serbëve dhe Policisë.