Çfarë fshihet pas aksionit të SPAK në MEK?! ‘Lojë’ e rrezikshme e qeverisë apo rrezik REAL? Ku po gabon opozita?!

Nga Edon KUQI

Kur dukej se situata politike në vend ishte qetësuar paksa pas zullumtisë që solli video-skandali i Safet Gjicit, me sa duket qeveria kujdeset që të mos e lërë politkën në heshtje dhe as popullin pa lajme. Operacioni i Policisë së Shtetit dy ditë më parë në Kampin e Muxhahedinëve në Manzë të Durrësit të mbështetur dhe nga Forcat Speciale dhe ato RENEA dukeshin kaq bukur të ilustruara dhe të vendosura në pamjet që i sillte droni i Policisë me pamje HD dhe asaj çfarë filmuan gazetarët e terrenit dhe operatorët. Dukej sikur në Manzë kishte plasur “lufta”. Policë që dilnin e hynin nga kampi që duket si burg i sigurisë së lartë dhe muxhahedinët të cilët sa shqip e sa anglisht donin ta paraqisnin atë që po ndodhte si një terror, mbase deri diku dhe ishte por kjo u takon ekspertëve që ta shqyrtojnë dhe analizojnë siç duhet.

Me urdhër të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) Polica mësyri në orët e para të mëngjesit në kampin që dukej “i pathyeshëm” dhe u “sul” drejt pajisjeve teknologjike që me shumë gjasë fshihet dhe thesari që po kërkohet me aq ngut nga qeveria dhe organet ligjzbatuese. Banorët e kampit u ankuan për dhunë, u raportua për mbi 150 të lënduar nga gazi lotësjellës si dhe për një viktimë, që s’dua ta komentoj sepse nuk mund të flas pa folur më parë mjekësia-ligjore. Nëse është e vertetë që zotëria ka ndërruar jetë nga dhuna policore apo komplikacionet e ardhura nga gazi lotësjellës atëherë qëveria do të jetë me shpatulla pas murit, nesë nuk është kështu nuk dihet se cila palë do fitojë apo do humbasë më shumë.

Por i gjithë ky operacion i Policisë e SPAK ku u përfshi dhe politika është i mbuluar me hije dyshimi, misteresh e pikëpyetjesh që ngjallin mbase dhe teori konspirative por që deri diku dhe qëndrojnë. Pyetje që shtrojnë dhe duhet të shtrojmë të gjithë tani është pse ky operacion u bë pikërisht tani, pas një skandali që nuk i trondti politikisht themelet e qeverisë por që moralisht ia shembii suvanë fasadës së ngjyrosur bukur. Akoma më e rëndë do të ishte nëse kjo është e vërtetë pasi do diltë zbuluar që SPAK vepron me urdhër të qeverisë dhe “sulmon” atëherë” kur duhet.

Duke iu referuar dokumenteve zyrtare del se janë sekuestruar me dhjetëra pajisje kompjuterike nga të cilat dyshohet se janë kryer sulme kibernetike, e nga këto sulme që Muxhahedinët e kampit Ashraf 3 kanë kryer ndaj Iranit, me të cilin janë në “luftë” ka ardhur dhe reagimi i këtij të fundit ndaj nesh duke na nxjerrë “lakuriq” të dhënat zyrtare dhe intensive në disa sulme kibernetike të mirëorganizuara. Vetë ministri i Iranit, jo shumë larg pasi qeveria vendosi të mbyllë dhe amabsadën e Iranit në vend përgëzon qeverinë për operacionin në MEK duke sulmuar dhe këta të fundit.

Në fakt sulmet kibernetike e gjetën derën e hapur për shkak se të dhënat e shqiptarëve prej vitesh kanë rënë në dorën e atyre që sot padiskutim janë “spiunët digjitalë” të Sigurimit të Shtetit, ata kanë çdo të dhënë për shqiptarët dhe i kontrollojnë si të duan, patronazhistët dhe aktivistët. Pse u kujtua tani qeveria atëherë? Sa rrezikshmëri paraqesin muxhahedinët për vendin? A është sulmuar ndonjë moment siguria kibernetike e vendit? Kush është misioni i tyre në Shqipëri? A janë kryer aktivitete kriminale brenda kampit Ashraf 3?! Këto janë pyetjet që ministri i Brendshëm Bledi Çuçi dhe kryepolici Muhamet Rrumbullaku duhet t’u japin përgjigje dhe jo të merren me lojëra fjalës dhe të bëjnë “fakte të kryera” ato për të cilat as mjekësia dhe as drejtësia s’ka folur ende zyrtarisht.

Nga na tjetër dhe opozita e vendit po luan një lojë të rrezikshme duke dalë në mbrojtje të muxhahedinëve pa ditur asgjë konkrete të asaj që luhej aty apo me keq akoma të saj që po luhet mbase tashmë në arenën botërore ku duket se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit po dalin nga ngrirja e fortë. Kryetari i PD-së Sali Berisha mbase është nxitur ca kur doli në mbrojtje dhe shpalli martir të lirisë atë që ende nuk dihet se nga se vdiq, a ishte i vdekur kur Policia mësyrë në kamp? A thua po përdoret viktima për të viktimizuar atë që fshihej vërtetë pas mureve të larta të një kampi hermetik?.

Drejtësia duhet të flasë sa më shpejt po ashtru dhe mjekësia ligjore. Teoritë konspirative do të jenë gjithmonë në ajër për aq kohë sa mjekësia e drejtësia nuk flasin zyrtarisht. Është fakt se kemi një SHBA që duket se dhe këtë herë është rreshtuar në krah të qeverisë në lidhje me operacionin në MEK, kemi një opozitë që po luan një lojë pa krye duke i dalë në mbrojtje dhe pse mbeten deklarata politike dhe kemi një grup njerëzish që pavarësisht se i quajnë të rrezikshëm vijojnë të qëndrojnë të qetë. A mund të sulmohet vendi ynë nga muxhahedinët? Dhe çfarë fshihet vërtetë pas atij operacioni këtë do e zbulojë vetëm koha, ne na mbetet të presin dhe të jemi të ftohtë në gjykim dhe analiza./Limit.al