NORVEGJI- Qeveria norvegjeze ka arritur një marrëveshje me bizneset dhe sindikatat, sipas së cilës kompanitë e mëdha dhe të mesme duhet të kenë të paktën 40% të grave në bordet e drejtorëve. Ky plan parashikohet të jetë për një periudhë 5-vjeçare.

Në vitin 2024 do t’i bashkohen rreth 8000 kompani dhe deri në vitin 2028 programi do të zgjerohet në 20000 biznese me më shumë se 30 punonjës.

Së pari, risitë do të futen nga kompanitë me të ardhura totale prej më shumë se 100 milionë korona (9.4 milionë dollarë), dhe më pas do të përfshihen ndërmarrjet me të ardhura prej 50 milionë koronash.

“Dy dekada më parë, gratë përfaqësonin mesatarisht 15% të bordeve. Në 20 vjet, kjo shifër është rritur në vetëm 20%, që është “shumë e ngadaltë”, thotë qeveria norvegjeze.

Deri në vitin 2028, kompanitë do të duhet të rekrutojnë rreth 13,000 anëtarë të rinj të bordit deri në vitin 2028, sipas parashikimeve të qeverisë.

Kërkesat do të zbatohen edhe për kooperativat, shoqatat e banesave dhe fondacionet e biznesit. Në vitin 2022, BE miratoi një ligj sipas të cilit 40% e drejtorëve joekzekutivë të kompanive duhet të jenë gra, dhe 33% e drejtorëve ekzekutivë./Limit.al