Është e lehtë të mendosh për evolucionin e teknologjisë si një proces linear, duke filluar nga makinat e thjeshta më primitive deri te makinat vetëdrejtuese dhe inteligjenca artificiale që kemi sot.

Disa kultura të lashta arritën të zhvillonin disa shpikje befasuese komplekse dhe të sofistikuara duke përdorur teknika dhe njohuri që dukej se vinin nga askund, dhe në disa raste nuk u përsëritën për qindra vjet më pas.

Shkencëtarët dhe historianët gjithmonë punojnë shumë për të kuptuar se si erdhën këto shpikje, por disa sekrete fshihen përgjithmonë në histori.

Zjarri grek – Gjatë shekullit të shtatë, Perandoria Bizantine u sulmua nga pushtuesit nga lindja e Mesdheut. Për fat të mirë, ata kishin një armë sekrete, të njohur si zjarri grek, e cila dogji anijet e armikut, e shtyrë nga një pajisje që nuk është rikrijuar kurrë, por që përmendet si një “sifon” në literaturën antike. Aspekti më befasues është se zjarri grek mund të vazhdonte të digjej, madje edhe në ujë. Shkencëtarët ende nuk e dinë se nga është krijuar. Pas rënies së Perandorisë Bizantine, arma e lashtë ndezëse u zhduk dhe nuk u përdor më.

Çeliku i Damaskut – Shumë thika dhe shpata moderne pretendojnë se janë bërë duke përdorur çelikun e Damaskut, por asnjëra nuk është vërtet e njëjtë me çelikun e legjendës së Damaskut. Gjatë kryqëzatave, filluan të shfaqen raporte që dokumentonin një çelik superior nga Levanti që ishte jashtëzakonisht i mprehtë dhe fleksibël, dhe megjithatë i pamundur për t’u dëmtuar.

Sizmoskopi i parë –Sizmoskopi i Zhang Heng u krijua në Kinë rreth vitit 132. Mendohet se është makina e parë e këtij lloji dhe ishte në gjendje të zbulonte tërmetet me saktësi të habitshme. Teknologjia e përdorur ishte shumë përpara kohës së saj dhe historianët ende nuk janë të sigurt se si ishte i mundur ky hap.

Dorëshkrimi i Voynich –Dorëshkrimi i Voynich është një nga librat më misterioz në histori ku ka mbetur mister edhe për kriptologët më të mirë që nga zbulimi i tij në 1912. Ai daton në shekullin e 15-të, por kjo është gjithçka që dihet me siguri për librin.

Kupa e Likurgut – Kupa e Likurgut mendohet se është bërë gjatë shekullit të katërt, diku në Perandorinë Romake. Kur kupa u soll në Muzeun Britanik të Londrës, kuratorët atje u mahnitën nga aftësia e saj për të ndryshuar ngjyrat dhe errësirën në varësi të drejtimit nga i cili e goditi drita.

Betoni romak- Prej kohësh, betoni njihet si një nga materialet ndërtimore më të thjeshta dhe më të besueshme që kemi në dispozicion. Ndërsa mund të supozohet në mënyrë të arsyeshme se procesi i përzierjes së betonit është përmirësuar vetëm me kalimin e kohës, rezulton se romakët e lashtë ishin perfektë në krijimin e betonit. Disa struktura romake prej betoni kanë qëndruar për më shumë se 2000 vjet, ndonjëherë edhe nën ujë. Ndërsa shkencëtarët kanë studiuar nga afër përbërjen e betonit të lashtë dhe kanë gjetur gjurmë të hirit vullkanik dhe leucitit mineral, për të cilin ata dyshojnë se janë përbërësit sekret, por ende nuk kanë qenë në gjendje të rikrijojnë materialin.