Arbana Osmani dhe Eduart Grishaj do të kurorëzojnë dashurinë e tyre me një dasmë ditën e sotme, e cila pritet të zhvillohet në Toskana, Itali.
Nga ftesat që çifti ka bërë, kuptohet se ceremonia do të zhvillohet në kishën e veçantë pa tavan “Abbey of San Galgano”, ndërsa festa në një nga vilat e famshme të Toskanës, e cila quhet “Tenuta Larnianone”.
Në ftesën që çifti ka shpërndarë për dasmorët thuhet se fotot dhe videot në rrjetet sociale janë të ndaluara.
“Ju lutemi, respektoni ditën tonë të bukur duke mos postuar foto dhe video në rrjetet sociale”, shkruhet në ftesë.
Dasma do të zgjasë tri ditë, ndërkohë që do të ketë një rreth të ngushtë njerëzish të ftuar, përfshirë edhe shumë artistë, miq të çiftit shumë të dashur për publikun.
Por një detaj është zbuluar, ai i fustanit, nga “Geraldina Sposa” pjesë e koleksionit të dizanjerit të njohur libanez, Zuhair Murad.