VIDEO/ Tjetër gafë, Joe Biden mbyll fjalimin për kontrollin e armëve me fjalët ‘Zot ruaje Mbretëreshën!’

SHBA– Nuk ndalen gafat e Presidentit të ShtetEve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden. Këtë herë kreu i Shtepisë së Bardhë po fliste në Samitin Kombëtar të Komuniteteve më të Sigurta në Konektikat, ku bëri thirrje për ligje më të ashpra për kontrollin e armëve kur ngatërroi audiencën duke e mbyllur fjalimin e tij me frazën “Zoti e ruajtë Mbretëreshën” dhe jo “Zoti e bekoftë Amerikën”.

Përveçse ngatërroi frazën e mbylljes së fjalimit akoma më e rëndë është fakti se Mbretëresha Elizabet ka ndërruar jetë dhe në vend të saj tashmë është i biri Mbreti Charles III.

Videot e deklaratës së pazakontë të presidentit amerikan filluan të qarkullojnë shpejt në internet, me përdoruesit e mediave sociale që pyesnin se çfarë donte të thoshte. Zëvendës-sekretarja kryesore e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Olivia Dalton, më vonë iu përgjigj gazetarëve duke thënë se presidenti “po i komentonte dikujt në turmë”./Limit.al