VIDEOLAJM/ Sulmohen me molotov gazetarët në Leposaviç! Grushta e shkelma kameramanit

KOSOVË– Protetsuesit serb sulmojnë gazetarët në Lesposaviç. Siç mund të shihet dhe në pamjet e publikuara nga mediat në Kosovë gazetarët janë rrahur me grushte dhe shkelma nga serbët. Ata janë sulmuar teksa ministri Elbert Krasniqi po largohej nga komuna me automjet.

Situata duket e rindezur sërish në komunat veriore. Më herë në këtë komunë disa protetsues serbë tentuan të çajnë kordonin e vendosur nga ushtarët e KFOR për tu futut brenda ambienteve.

Ndërkohë që prej mbrëmjes së djeshme dhe në orët e para të mëngjesit të kësaj të premteje janë dëgjuar shpërthime në komunën e Zvçanit dhe Mitrovicën e Veriut. Një patrullë e Policisë së Kosovës u sulmua po ashtu shpërthime pati dhe afër rajonit të Policisë. Situata në veri mbetet mjaft delikate. Ndërkombëtrarët kanë bërë thirjre që sitiuata në normalizohet dhe qeveritë e dy vendeve të marrin masa që të mos kemi një përshkallëzim të mëtejshëm./Limit.al