Ballina Kosova Paraburgim për tre policët e Kosovës

Paraburgim për tre policët e Kosovës

KOSOVË– Gjykata e Lartë në në Kralevë të Serbisë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për tre efektivët e Policisë së Kosovës të rrëmbyer dy ditë më parë nga forcat speciale serbe.

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën e Lartë në Kralevë e mori vendimin pas kërkesës së prokurorit publik të këtij qyteti. Nuk është e qartë kohëzgjatja e paraburgimit.

Tre efektivët e Policisë së Kosovës u rrëmbyen nga forcat speciale serbe më 14 qershor në afërsi të Leposaviç teksa ishin duke patrulluar. Ata u morën dhe u lidhën si robër lufte nga forcat serbe dhe u dërguan në Serbi. Kjo ka sjellë dhe një rindezje të situatës së tensionuar në veri. Qeveria e Kosovës por dhe partnerët ndërkombëtarë kanë kërkuar lirimin e mjenjëhershëm të tyre.

Sot Departamenti Amerikan i Shtetit i bëri thirrje Serbisë që ti lirojë efektivët pa kushte. Po ashtu qeveria e Albin Kurtit pretendon se rrëmbimi i tre efektivëve është një kundërpërgjigje për arrestimin 2 ditë më parë në Mitrovicën e Veriut, të serbit Millun Millenkoviç, një nga organizatorët e protestave të dhunshme në Veri. Serbia ka hedhur poshtë çdo pretendim./Limit.al