KOSOVË- Një letër e përbashkët e firmosur nga presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane Giorrgia Meloni ka mbërritur mbrëmjen e djeshme në zyrën e kryeministrit Albin Kurti.
Sipas ‘Gazeta Exppress’ se në këtë letër, kryeministrit Kurti i kërkohet shtensionimi i situatës në veri. Letra është e ngjashme me përgjigjen e Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, Josep Borrell i dërgoi Kurtit një ditë më parë, por jo me kërkesa të detajuara.
Qeveria e Kosovës nuk ka konfirmuar ende nëse një letër e tillë ka mbërritur në tavolinën e Kurtit dhe as përmbajtjen e saj. Një ditë më parë letra e Borrell përmbante kërkesa konkrete për Kurtin, duke i kërkuar tërheqjen e kryetarëve nga zyrat komunale në veri të vendit, tërheqjen e policisë nga territoret e komunave dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.
Borrell njoftoi gjithashtu se do t’i ftojë përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë javën e ardhshme në Bruksel, një takim urgjent për menaxhim të krizave.
“Bashkëpunimi mes Bashkimit Evropian dhe NATO-s shkon përtej Ukrainës. Për shembull, në Kosovë ditëve të fundit u pa se sa i rëndësishëm është ky bashkëpunim dhe dëshiroj të falënderoj KFOR-in dhe komandantin e KFOR-it për punën që po bën në veri të Kosovës”, ka thënë Borrell.
“E dini se ka ndodhur një incident me arrestimin e tre policëve nga Kosova dhe po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht. Jemi në kontakt të ngushtë me Komandën e KFOR-it dhe me të dyja palët, në mënyrë që të shohim çfarë saktësisht ka ndodhur që ka çuar deri te ky arrestim” – u shoreh ai gjatë samitit të NATO-s të mbajtur këtë të enjte./Limit.al