E PLOTË-Mbledhja e Këshillit të Sigurisë/ Rrëmbimi i tre efektivëve, Kurti: Pse hesht KFOR. Sveçla: Kemi rritur gatishmërinë

KOSOVË– Ka përfunduar mbledhja e Këshillit të Sigurisë. Në një dalje për mediat pas mbledhjes me dyer të mbyllura kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla kanë dënuar rrëmbimin e tre efektivëve të Policisë së Kosovës nga forcat speciale serbe. Kryeministri Kurtit u shpreh se me aktin e djeshëm është shkelur rezoluta 1244

Po ashtu ai dënoi dhe heshtjen e ndërkombtare. Sipas tij dhe pse ngjarja ka ndodhur dje në mesditë ende nuk ka një reagim nga KFOR në lidhje me gjendjen e tensionuar në veri që eskaloi në rrëmbimin e efektivëve në kufirin kosovar. Sipas kreut të qeverisë së Kosovës janë shtuar kontrollet në kufijtë me Serbinë.

Albin Kurti: Nuk ka kuptim se për një ngjarje në territorin e Kosovës, as të nesërmën të mos kemi deklaratë zyrtare. Mund të jetë shkelje e rezolutës, është komandanti i KFOR që për çdo deklaratë e përmend rezolutën 1244. Pyetja duhet ti bëhet atij, se ai e përmend. Mbrëmë pata bisedë telefonike me emisarin special amerikan Gabrielin Escobar dhe ambasadorin amerikan në Kosovë Jeffrey Hovenier, me të cilët kemi diskutuar situatën e sigurisë dhe unë u kam thënë që pres që KFOR-i të më sjellë informacion mua para mbledhjes së Këshillit të Sigurisë e cila u mbajt sot në orën 07:00. Mirëpo asnjë informacion. Pra Në mbledhjet e Këshillit të Sigurisë sot kemi shkuar vetëm me informacione të Republikës së Kosovës të cilat qartazi janë të vërtetat. Për arsye të sigurisë, si hap i menjëhershëm dhe i domosdoshëm janë shtrënguar kontrollet kufitare me Serbinë, duke kufizuar qarkullimin dhe duke shtuar kontrollet ndaj automjeteve që vinë nga Serbia, sidomos ato transportuese.

Dhe ministri i Brendshëm Xhelkal Sveçla dënoi aktin e një ditë më parë si dhe hodhi akuza ndaj KFOR për mosreagim. Sipas ministrit Serbia po ndjek një politikë agresive.

Xhelal Sveçla: Fajin duhet ta kërkoni te Serbia, jo të policët e Kosovës që po kryenin detyrën. Normalisht ne për çdo ditë po fuqizohemi, policia e Kosovës po fuqizohet me pajisje me dije falë bashkëpunimit me partnerët tanë. Nuk mund të themi që ky rast është për shkak të Kosovës por është për shkak të politikave agresive të Serbisë. Edhe përsa i takon qytetarëve tanë duhen pyetur institucionet e Serbisë pse po i arreston qytetarët tanë se janë Shqiptarë. 

Kurti publikoi dhe një fotografi që sipas tij tregon se efektivët e Kosvës në momentin që janë rrëmbyer kanë qenë në kufirin kosovar dhe jo në atë serb siç dhge pretendon Beogradi zyrtar.

Ndërkohë që u pyet nga gazetarët nëse mund të ketë një shkëmbim të mundshëm mes kriminelit serb të arrestuar dy ditë më parë Millun Millenkoviç i njohur si “Llune” me tre efektivët e rrëmbyer Kurti u tregua i prerë duke deklaruar se kjo nuk do të ndodhë. Sipas tij Kosova është një vend demokrat dhe nuk bën pazare.

Pyetje: E përmendët që rrëmbimi është hakmarrje, nëse kërkohet shkëmbimi a është e mundshme? Mbledhja e dy qeverive u anulua, Rama ka kërkuar kërkim më ju, si e sheh anulimin e mbledhjes dhe si e komenton deklaratën e tij?

Albin Kurti: Tre policët që janë rrëmbyer nga njësia speciale e Serbisë kanë qenë aty në një rrugë që dikur ishte ilegale. Përballë tyre kanë pasur njësitë serbe, në anën tjetër ne e kemi një kriminel serb si Llune që nuk është bërë kriminel me 26 maj por ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të kryera në Kosovë. Në Kosovë ka sundim ligji, arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik kriminelet. Ata nuk e kanë besuar se kjo do të ndodhte ndonjëherë. Nuk krahason këto dy raste, nuk bëjmë pazare ne kemi sundim ligji. Nuk dimë që Beogradi ka kërkuar shkëmbim, mos e përfaqësoni Beogradin, nuk keni nevojë të paraqisni një kërkesë të tyre karshi Kosovës. Për çfarë shkëmbimi po flisni, Kosova është vendi me lirinë më të madhe të mediave, por unë u kisha sugjeruar të mos flisni në emër të Begoradit se nuk i kontribuoni sigurisë në vendin tonë. Sa i përket mbledhjes së anuluar, e kam thënë në Syrivizion. Aty e gjeni përgjigjen.

Po ashtu Kurti bëri me dije se sot të vizitohen dhe tre efektivët që mbahen të arrestuar.

Albin Kurti: Serbia thotë se ka arrestuar policët dhe është e qartë se nuk bëhet fjalë për diçka të tillë është përpjekje për ta deformuar rrëmbimin e tyre. Ky është cënim i integritetit territorial akt i agresionit dhe natyrisht që ne jemi në kontakt me ta do i takoj edhe sot hgjatë ditës edhe në të njëjtën kohë, me Jteush Jasaharin që është shefi i zyrës ndërlidhëse në Kosovë dhe Beograd do të kryejmë vizita në burgjet ku po mbahen policatë tanë po rju e keni parë që bëhet fjalë edhe për qytetarë të tjerë të tjerë. 

Nga ana tjetër ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla tha se Policia dhe njësitë ligjzbatuese do të sigurojnë kufitrin me Serbinë.

Xhela Sveçla: Unë isha në vendngjarje, bëhet fjalë për rrëmbim. Faktet janë të qarta, ata kanë qenë thellë në territorin e Kosovës, njësia antiterror e të tjerë janë duke zhvilluar hetime mbi këtë. Dëshmitë janë të mjaftueshme se ka qenë operacion i mirëorganizuar, mund të them se në atë zonë kufitare cilido shtet që ndërmerr hapa të tillë, nuk është dicka e paarritshme, që prej Serbisë mund të na befasojë, por për vendet demokratike është e papranueshme. Nuk dimë se ku Policët tonë po mbahen. Serbia nuk brengoset për të drejtat e tyre, as për familjarët e tyre. 

Pyetja: Sa është e sigurtë zona kufitare?

Xhelal ZveçlaGatishmëria në radhët e Policisë është rritur. Ne po bëjmë maksimumin që me kapacitetet që kemi të sigurojmë që vija kufitare është e paprekur. Presim nga KFOR që të dalin publikisht me atë që ka ndodhur. Gatishmëria jonë është akoma e lartë. Ne do jemi të gatshëm ti përgjigjemi çdo lloj sfide./Limit.al