Deputetët ‘shëtitës’ të Kuvendit! Rrogat u rritën por salla BOSH, kthehen vetëm për të votuar! Të tjerët janë ‘memecë’

Nga Edon KUQI

Deputetët e Kuvendit të Shqipërisë pavarësisht se sot janë me paga të dyfishuara sërish nuk e ndjejnë përgjegjësinë e detyrës dhe “braktisin” punimet e Kuvendit. Siç mund të shihet dhe në fotot shumica prej tyre nuk ndodhën në sallë ndërsa kabineti i qeverisë është thuajse i boshatisur.

 

Me sa duket deputetët i kanë nisur pushimet para mbylljes së punimeve sesionit parlamentar. Kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë. Në vend që të ishin në Kuvend për të bërë punën për të cilën mirëpaguhen ndërkohë që qytetarët shqiptarë vuajnë nga kushtet ekonomike dhe të rinjtë largohen deputetët zgjedhin kafenetë për t’u “çlodhur” nga puna e madhe e javës.

Dhe më parë disa kolegë të tyre janë ankuar për braktisjen e seancave. Shumë deputetë pasi mbarojnë fjalën e tyre largohen nga salla dhe rikthehen vetëm në fund të seancës për të votuar projektligjet që në të shumtën e rasteve shumë prej tyre as nuk i kanë lexuar.

Kuvendi duhet të marra mas atë menjëhershme ndaj deputetëve “shëtitës” të Shqipërisë që kthehen në sallë vetëm për të votuar ndërsa shumë të tjerë nuk dinë se çdo të thotë të flasëssh në foltore pasi se kanë provuar ende pasi sipas Institutit të Studimeve Politike në raportin për vitin 2023, 22 deputetë kanë zgjedhur të mos jenë fare aktiv.

Rritja e pagave të deputetëve, ministrave dhe funksionarëve publik ka qenë tema më e nxehtë e debatit politk të javëve të fundit por duket se me shuarjen e debateve, deputetët kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët (si ditën kur bashkuan votat për rritjen e pagave të tyre) dhe heshtin kur shikojnë karriget bosh të kolegëve që tashmë mirëpaguhen krahasuar me realitetin ku jeton sot vendi ynë.

E njëjta gjendje është dhe në karriget e ministrave. Shumë prej tyre zgjedhin të mos vijnë fare ndërsa pjesa tjetër preferojnë të largohen dhe ashtu si deputetët kthehen vetëm për të votuar./Limit.al