KOSOVË– Tre efektivë të Policisë së Kosovës janë rrëmbyer këtë të mërkurë nga forcat serbe në veri. Lajmi fillimisht u publikua në mediat serbe të cilat publikuan dhe pamjeyt dhe më vonë u konfirmuar nga ministri i Bredshëm i Kosovës Xhelal Sveçla, i cili dënoi aktin e rëndë dhe u bëri thirrje ndërkombëtarëve që të ndërhyjnë
Mësohet se rrëmbimi ka ndodhur rreth 300 metra në brendësi të territorit të Kosovës. Sipas detajeve oficerët e rrëmbyer janë Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafa Shemi. Në afërsi të vendit ku ndodhi ngjarja janë parë persona të maskuar dhe menjëherë janë nisur një grup i njësive shtesë të policisë së Kosovës. Për ngjarjen janë njoftuar edhe forcat e KFOR-it dhe ndërkombëtarët.
Xhelal Sveçla: Përderisa rendi dhe ligji po zbatohet në vendin tonë, Serbia kriminale ka hyrë në territorin e Kosovës dhe ka kidnapuar 3 zyrtarë policorë të Republikës së Kosovës, në shkelje të çdo marrëveshje e kundër çdo parimi të normave ndërkombëtare. Pa asnjë dyshim, zyrtarët tanë policorë kanë qenë të vendosur thellë brenda territorit të Republikës së Kosovës, në pikë kontroll statik, duke kryer detyrat e tyre të rregullta. Serbia po vazhdon të jetë shkaktar dhe gardian i së keqes në rajon e në Kosovë. Ne nuk zmbrapsemi para kriminelëve e terroristëve. Serbia po tregon përsëri fytyrën e saj të vërtetë dhe atë të një shteti autokrat e agresor. Kërkojmë nga faktori ndërkombëtar të rrisë urgjentisht presionin ndaj Serbisë që jo vetëm të lirojë zyrtarët tanë policorë por edhe të ndalë provokimet e saj. Sjellje të tilla kriminale të Serbisë nuk na ndalin në rrugëtimin tonë të forcimit të sovranitetit në vend.
Ndërkohë mediat serbe gjithë rastin e kanë trajtuar si një arrestim dhe jo si rrëmbim. Sipas tyre tre efektivët, të armatosur deri në “dhëmbë” kanë hyrë në territorin serb në mënyrë të jashtëligjshme prandaj janë arrestuar nga forcat speciale./Limit.al