GJAKOVË– Qytreti i Gjakovës këtë, ku dhe pritej që këtë të mërkurë të zhvillohej mbledhja e përbashkët e qeverisë së Kosovës dhe të Shqipërisë nën sloganin “Të përbashkuar në Gjakovë” duket i qetë. Dhe pse gjithçka ishte gati anulimi i mbrëmshëm i vizitës nga ana e kryeministrit Edi Rama ka anuluar po ashtu dhe gjithë planet dhe investimet e kryera për këtë ditë.
Siç shihet dhe në pamje tapeti i kuq dhe slogani i vendosur qëndrojnë ende të shtruar dhe të vendosur ndërkohë që po punohet për heqjen e flamujve dhe dekoreve të vendosura.
Ndërkohë pas konferencës së jashtëzokonshme të Edi Ramës ka ardhur dhe reagimi i qeverisë së Kosovës. Për mediat zëdhënësi i qeverisë Përparim Kryeziu u shpreh se kjo është hera e parë që një mbledhje mes dy qeverive anulohet në mënyrë të njëanshme./Limit.al