Në një sondazh të ri gjerman kryer nga Instituti i Kërkimit të Opinionit “YouGov” 42% e të anketuarve deklaruan se jeta e tyre kishte ndryshuar në afat të gjatë si rezultat i pandemisë Covid-19 dhe masave të ndërrmarra nga qeveria.

Pyetja e shtruar nga anketuesit ishte: “Duke parë tani me një distancë të caktuar mbi pandeminë e koronavirusit, a do të thoshit se jeta juaj ka ndryshuar në terma afatgjatë për shkak të pandemisë dhe masave të qeverisë për ta kontrolluar atë?”

Nga 2,098 pjesëmarrësit në sondazhin e kryer në emër të DPA, 30% thanë se jeta e tyre kishte ndryshuar për keq për shkak të pandemisë dhe masave të lidhura me to dhe 12% e të anketuarve thanë se kishte ndryshime kryesisht pozitive në jetën e tyre.

Ndërsa për gjysmën e të anketuarve, jeta nuk kishte ndryshuar në afat të gjatë për shkak të pandemisë, sipas vlerësimit të tyre. Rreth 7% e të anketuarve nuk kanë dhënë përgjigje./Limit.al