SPAK ka zhvilluar këtë të martë një operacion për pastrim të produkte të veprës penale, ku mësohet se janë lëshuar disa urdhër arreste, mes tyre edhe punonjës apo ish-punonjës policie.
Janë të paktën 18 urdhër-arreste të ekzekutuara nga SPAK, ku mes tyre ndodhet edhe Sokol Idrizi, ish shoferi i Ardi Veliut, ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, aktualisht kreu i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Krahas Idrizit, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme, në pranga janë vënë edhe bashkëshortja dhe dy vajzat e tij. Të hetuarit dyshohet se sillnin në Shqipëri mallra kontrabandë, si flori dhe sende të tjera me vlerë, kryesisht nga Franca.
Mes të hetuarve mësohet se janë edhe dy punonjës policie në portin e Durrësit./Limit.al