TIRANË– Zbardhen marrëveshjet që do të firmosen dhe axhenda e ditës së nesërme në mbledhjen e përbashkët mes dy qeverive asaj të Kosovës dhe të Shqipërisë, e cila do të mbahet ditën e nesërme në Gjakovë.
Siç mund të shihet marrëveshjet që priten të firmosen përfshijnë sektorë të ndryshëm të ekonomisë së dy vendeve.
MARRËVESHJET:
- Memorandum mirëkuptimi për parandalimine eksremizimit të dhunshëm dhe luftën kundër terrorizmit
- Deklaratë e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë
- Marrëveshje për bashkëpunimin në lehtësimin e procedurave në pikat e inspektimit kufitar për produktet me origjinë jo shtazore
- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën fitosanitare
- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor (ndarja e bursave)
- MOU “Për realizimin e Olimpiadës së Përbashkët në lëndën e Gjuhës Shqipe, për Klasat e 9-a, në arsimin parauniversitar””
- Marrëveshje për shkëmbimin e përvojave lidhur me pjesëmarrjen në vlerësimet ndërkombëtare të nxënësve dhe zhvillimin profesional të mësuesve
- Marrëveshje për njohjen e së drejtës së ushtrimit të profesioneve të avokatit dhe ndërmjetësit në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve
- Protokoll shtesë i marrëveshjes së bashkëpunimit lidhur me ofrimin e shërbimeve shëndetësore
- Memorandum bashkëpunimi në fushën e inspektimeve
- Marrëveshje bashkëpunimi në fushën e teatrit
- Memorandum Mirëkuptimi midis MSHMS dhe MINT
- Marrëveshje Teknike në lidhje me “Bashkëpunimin në Fushën e Mjekësisë Ushtarake”
- Memorandum Bashkëpunimi në lidhje me “Lehtësimin e Procedurave të tranzitit të kalimit të
mallrave ushtarake për qëllime dhe nevoja të Republikës së Kosovës dhe Republikës së
Shqipërisë”.
AXHENDA:
- Takimet do të nisin në ora 11:00, kur edhe pritet të mbërrijë delegacioni i Qeverisë së Shqipërisë në vend.
- Hapja e sesionit plenar të mbledhjes së dy Qeverive Kosovë-Shqipëri do të bëhet në ora 11:30 në Bibliotekën e qytetit, në Gjakovë. Për në ora 12:40 është paraparë fotoja e përbashkët. Në ora 12:45 në Teatrin e qytetit “Hadi Shehu” do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare.
- Konferenca e përbashkët për media e kryeministrave Albin Kurti dhe Edi Rama do të mbahet në ora 13:15, po në këtë teatër. Në kuadër të agjendës përfshihen edhe homazhe te Lapidari i Dëshmorëve të Gjakovës, në ora 13:45.
- Në ora 14:00 dreka zyrtare, tek restaurant “Hani i Haraçisë”, ndërsa në ora 16:00, takimi me kryetarët e komunave të zonave kufitare./Limit.al