PROFIL/ Kush ishte Silvio Berlusconi? Jeta politike e private mes SKANDALEVE dhe FITOREVE

ITALI– Politika italiane dhe mbarë vendi fqinj po përjeton në këto momente ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe manjatit të mediave Silvio Berlusconin, politikanin ne karrierë dhe biznesmenin që gjithë jetën e tij e kaloi mes sukseseve, dështimeve dhe akuzave për jetën perosnale dhe jo vetëM. Berlusconi u shua në moshën 86-vjeçare këtë të hënë teksa ishte i shtruar në Spitalin San Raffaele në Milano.

Silvio Berlusconi ka shërbyer tri herë si kryeministër i Italisë përkatësisht në vitet 1994-1995, 2001 – 2006 si dhe në vitet 2008 – 2011. I diplomuar me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin Jurdik të Milanos në vitin 1961, Berlusconi arriti suksese të njëpasnjëshme në fushën e Biznesit. Ai e nisi duke themeluar një kompani ndërtimi vetëm një vit pasi u diplomua. Në fund të viteve 70 ai përqëndroi investimet e tij të biznesit në media ku bleu disa aksione të gazettes “Giornale . Në vitin 1978 ai themeloi rrjetin televiziv “MediaSet” pjesë e të cilit janë edhe Channale 5, Italia -1 dhe Rete – 4.

Më 20 shkurt të vitit 1986 Silvio Berlusconi bleu klubin e futbollit Milan të cilin e shiti në muajin prill të vitit 2017.

Përgjatë kohës që Berlusconi ishte pronar I Klubit Milan ka fituar 29 trofe ku mes tyre 8 tituj kampion ne Serine A, 1 kup italie, 7 superkupa italie, 5 champions League, 2 kupa interkontinentale, 5 superkupa Europe dhe nje boteror per klube. Përveç medias në perandorinë e biznesit “Berlusconi” që prej vitit 1990 u përfshin edhe kompani sigurimesh, dyqane, fonde investimesh dhe pesnionesh.

Më 18 janar të vitit 1994 Berlusconi themelon partinë “Forca Italia” dhe po në të njëtit vit arrin të bëhet kryeministër i vendit.

26 Janari i vitit 1994 përkujtohet në Itali si “Dita e Berlusconit”.

Pas dorëheqjes sILVIO Berlusconi u hetua për korrupsion dhe mashtim tatimor, akuza këto të cilat u rrëzuan. Mes premtimeve për ulje taksash, shtimin e vendeve të punës dhe pensione më të larta Berlusconi udhëhoqi një koalicion të qëndres së djatht drejt fitores në zgjedhjet parlamentare kombëtare të vitit 2001 dhe u bë përsëri kryeministër.

Pasi erdhi në detyrë, Berlusconi u përball me një sërë sfidash. Ai mbështeti udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara pushtimin e Irakut dhe vendimi i tij për të dërguar trupa u bë gjithnjë e më i papëlqyer, veçanërisht pasi një agjent i inteligjencës italiane u vra nga forcat amerikane në 2005. Berlusconi u përball gjithashtu me kritika ndërsa ekonomia e vendit vazhdonte të luftonte.

Në maj të vitit 2008 Berlusconi fitoi një mandate të tretë si kryeministër i Italisë.

Ai u largua nga detyra e kryeministrit në vitin 2011 pasi mbi të u ngritën disa akuza penale që përshinin evazionin fiscal. Një tjetër akuzë mbi ish-kryeministrin Italian lidhet me çështjen Bunga-Bunga ku Berlusconi akuzohej se paguar një prostitute 17-vjeçare për të kryer mardhënie seksuale me të. Në një betejë ligjore disa vjeçare kreu i “Forca Italia” u shpall I pafajshëm pasi sipas provave ai nuk dinte se kishte të bënte me një minorene. Në shkurt të vitit 2023 Berluconi doli I pafajshëm edhe nga akuzat se kishte paguar rreth 24 dëshmitarë që të jepnin dëshmi të rreme në Gjykatë mbi festat e tij të shfrenuara që njihen me termin “Bunga Bunga”.

Silvio Berlusconi është martuar dy here, ai ka pesë fëmijë dhe pesëmbëdhjetë nipër e mbesa.

Karriera Poltike e Berlusconit ka qënë e mbushur me skandale të ndryshme duke nisur që nga aferat e tij të shumta sa I përket jetës personale dhe deri tek akuzat për mashtim tatimor. Ai gjithashtu u bë i famshëm për sensin e tij të dyshimtë të humorit pas një sërë gafash të profilit të lartë.

Në një rast, ai sugjeroi se një eurodeputet gjerman do të ishte bërë një roje e mirë e kampit të përqendrimit dhe në një rast tjetër, pretendoi se Musolini ishte në të vërtetë një udhëheqës i mirë. Ai i hodhi poshtë këto deklarata si shaka. Megjithatë, ai ishte gjithashtu një mik prej kohësh i Vladimir Putinit dhe fajësoi Ukrainën për pushtimin e Rusisë, kur qeveria e tij ishte fuqishëm pas Kievit./Limit.al