Ballina Kryesore Kosova me mision fitoren ndaj Rumanisë, “dardanët” rrisin intensitetin në stërvitje

Kosova me mision fitoren ndaj Rumanisë, “dardanët” rrisin intensitetin në stërvitje

Kosova ka vetëm një mision ndaj Rumanisë, fitoren.

Dardanët kërkojnë triumfin nga kjo sfidë, duke shpresuar më tej për një kualifikim të mundshëm në Euro 2024, që do të zhvillohet në Gjermani.

Për këtë qëllim, sfafi teknik i përfaqësueses së Kosovës ka rritur intesitetin në stërvitje, me lojtarët që kanë kryer disa seanca të ndryshme stërvitore, në ‘Kampin Nacional’ në Hajvali.

Disa prej futbollistëve që i janë bashkuar ekipit së fundmi, janë stërvitur me intensitet më të ulët dhe të diferencuar nga pjesa tjetër, teksa pjesa tjetër e grupit është stërvitur me intensitet të plotë.

Lojtarët kanë shfaqur përkushtim maksimal, ndërsa trajneri i dardanëve, Alain Giresse dhe stafi i tij kanë zbatuar në praktikë disa prej ideve të cilat synojnë t’i aplikojnë në lojën kundër rumunëve.

Përballja ndaj Rumanisë do të luhet më 16 qershor, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ të Prishtinës.

3 ditë më vonë, Kosova do të udhëtojë drejt Hungarisë, për t’u ndeshur ndaj Bjellorusisë./Limit.al