Rregullatori kinez i hapësirës kibernetike planifikon rregulla të reja në ndalimin e përdorimit të mjeteve të shpërndarjes me “wireless” të dokumenteve, sikurse Bluetooth dhe AirDrop për shkak të sigurisë kombëtare.
Ky veprim vjen pasi protestuesit në Kinë e përdorën AirDrop-in për shpërndarjen e përmbajtjeve gjatë protestave anti-qeveritare në tetorin e vitit të kaluar, duke anashkaluar kështu censurimin e internetit. Disa javë më vonë, Apple vendosi kufizime në përdorimin e AirDrop në pajisjet e saja në Kinë.
CNN raporton se draft propozimi u lëshua më herët gjatë javës nga Administrata e Hapësirës Kibernetike të Kinës, mbikëqyrësit të fuqishëm të internetit i cili i raporton trupit qeveritar të udhëhequr nga lideri shtetëror, Xi Jinping.
Qëllimi i rregullores është të “ruajë sigurinë kombëtare dhe interesat publike sociale” duke rregulluar përdorimin e mjeteve të komunikimit pa tel me rreze të afërt si Bluetooth, Wi-Fi dhe teknologji të tjera, thuhej në draft propozim.
Njerëzit nuk duhet të postojnë ose shpërndajnë informata “ilegale dhe të dëmshme” në rrjete të tilla dhe se duhet që shkeljet t’i raportojnë tek rregullatorit. Ata të cilët krijojnë dhe mbështesin rrjete të tilla, duhet që t’u kërkojnë përdoruesve që t’i ofrojnë emrat e tyre të vërtetë dhe informata të tjera personale.
Në fund drafti thotë se ofruesit e shërbimeve duhet që t’u përmbahen rregullave të sigurisë kur lansojnë aplikacione ose funksione të cilat kanë aftësinë e “mobilizimit të publikut” ose të mundësojë “shprehjen publike”.