MALI I ZI– Gjashtë shqiptarë kanë fituar mandatin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi në zgjedhjet e 11 qershorit.
Dritan Abazoviç ( URA), Drita Llolla ( DPS) ndërsa nga partitë nacionale në parlament do të jenë pjesë Mehmet Zenka nga Unioni Demokratik i Shqiptarëve, Genci Nimanbegu i Aleancës Shqiptare si dhe Nikollë Camaj dhe Ferhat Dinosha nga Forumi Shqiptar.
Rezultatet e publikuara nga Qendra e Monitorimit:
– Partia Boshnjake – 6,8 për qind – 6 mandate parlamentare
– Në anën e djathtë të botës” (HGI) – 0,6 për qind – një mandat
– “Drejtësia për të gjithë” – 2,9 për qind – pa mandat
– “Za tebe” (PKSH dhe Demos) – 3.2 për qind – dy mandate
– Koalicioni Popullor “Složno i dočka” – 1,1 për qind – pa mandat
– Aleanca Shqiptare – 1.5 për qind – një mandat
– Përmbysja e Lëvizjes 1.4 për qind – pa mandat
– Lëvizja për ndryshim – 0.7 për qind – pa mandat
– “Po. Ne mundemi për një Mal të Zi civil” – 0.5 për qind – pa mandat
– “Së bashku” (DPS, SD, LP, DUA) – 23,9 për qind – 22 mandate
– “Lëvizja Evropa Tani” – 25.6 për qind – 23 mandate
– “Për shtëpinë tonë” (SDP) – 2.8 për qind – pa mandat
– “Guximi vlen” (Demokratët dhe URA) – 12.3 për qind – 11 mandate
– Për të ardhmen e Malit të Zi” (NSD, DNP, RP) – 14,8 për qind – 13 mandate
– Forumi Shqiptar – 2.1 për qind – dy mandate./Limit.al