Pas shumë mediave ndërkombëtare që kanë patur në fokus turizmin në Shqipëri ditët e fundit, media e rradhës është revista mjaft e njohur austriake e nivelit të lartë që flet për gatimet, udhëtimet dhe destinacionet e hoteleve të luksit.
“Destinacioni Trend, Shqipëria vend diversiteti”, ky është titulli i variantit ndërkombëtar të revistës “Falstaff” dedikuar vendit tonë.
Në brendësi të shkrimit të Revistës austriake shkruhet: “Shqipëria deri tani ishte lënë në hije nga Kroacia dhe Greqia fqinje, por tashmë është në proces për të marrë edhe më shumë vëmendjen për t’u zhvilluar dhe ecur përpara. Shqipëria ka shumë për të ofruar: kryeqyteti shumëngjyrësh Tirana me liqene aty pranë, male piktoreske, por në Shqipëri mund të gjesh edhe plazhet e stilit të Karaibeve – nënvizohet në publikimin e revistës ndërkombëtare.