24-vjetori i çlirimit/ Rama: Kosova duhet nxjerrë nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët!

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka uruar këtë të hënë 24-vjetorin e çlirimit të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale kreu i qeverisë shkruan se dita e sotme duhet të shërbejë për të reflektuar thellë dhe për të dalë nga ky qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët, referuar tensioneve të fundit meskryeministrit të Kosovës Albin Kurtit dhe ndërkombëtarëve.

Rama shprehet se vetëm dialogu bënm të mundur zhvillimin dhe integrimin e Kosovës. Sipas tij konfliktet nuk duhet të zgjidhen me polici por me dialog dhe ide konkrete. Ky mesazh duket se është drejtpërdrejtë për homologiun e tij Albin Kurti.

POSTIMI:

Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë! Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë,me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve!/Limit.al