Ndiqni më poshtë recetën e plotë të kësaj tave të veçantë sugjeruar nga AgroWeb:

Përbërësit:

1kg qepë

500 g sardele

100 ml uthull

1 lugë gjelle sheqer

50 g rrush të thatë

50 g arra pishe

vaj ulliri

miell

vaj për skuqje

Kripë

Përgatitja:

Për të përgatitur këtë recetë, ngrohni pak vaj ulliri ekstra të virgjër në një tigan.

Më pas, pastroni dhe prisni hollë të gjitha qepët dhe kuardisini në tigan për rreth 10 minuta.

Pasi qepët të jenë zbutur, shtoni kripën, uthullën, rrushin e thatë dhe arrat e pishës.

Në fund shtoni sheqerin dhe ulni zjarrin në minimum. Lëreni të gatuhet edhe për 10 minuta të tjera.

Ndërkohë në një tigan tjetër hidhni vajin për skuqje.

Kalojini sardelet një e nga një në miell dhe më pas skuqini në tigan.

Gjatë kësaj kohe qepët do të jenë gati, prandaj fikni zjarrin dhe lërini mënjanë sa të skuqni të gjitha sardelet.

Sardelet e skuqura vendosini në një pjatë të shtruar me letër kuzhine për të larguar vajin e tepërt.

Në fundin e një tave përhapni një pjesë të qepëve.

Sipër tyre shtroni sardelet dhe përfundoni edhe me një shtresë tjetër qepësh.

Tava është gati, mjafton të prisni një gjysmë dite ose, akoma më mirë 24 orë, që më pas të mund t’i shijoni ato.

T’ju bëjë mirë!