Manchester City shkruan historinë, mposht Interin në finalen e Champions League dhe fiton tripletën

Manchester City ja ka dalë të fitojë për herë të parë në historinë e tij UEFA Champions League.

Skuadra e Pep Guardiolës arriti një sukses të trefishët këtë vit duket fituar edhe tripletën duke u bërë skuadra e dytë angleze që arrin të bëjë diçka të tillë pas Manchester United.

Të dyja skuadrat arritën të mbyllnin një pjesë të parë me rrjetat e pa prekura. Interi kishte rastet më të pastëra por nuk ia doli ti konkretizojë.

Pjesa e dytë fillon mirë për të dyja skuadrat që kërkonin me çdo kusht trofeun.

Duhej të vinte minuta e 68-të që rezultati të zhbllokohej me atë të Rodrit. Ky i fundit me një goditje brenda zonës kalon të tijët në avantazh.

GOLI I RODRI (VIDEO)

Interi provon në çdo mënyrë por në fund nuk ia del. Kështu skuadra e Guardiolës çon në qiellin e Stambollit trofeun e tyre të parë./Limit.al